Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina

Poezi nga Zhuljeta Grabocka Çina

 

Poetë

Kapërceni muret e larta
të arratisjes së shpirtit,
shkelni mbi copat e xhamta
e telat e rrethimit,
në gjurmët e gjakta
në oborret e tyre
pas hapave e hijeve…
penën ngjyjeni!

Mos shkruani po klithni,
dhimbjes si mjafton fjala,
është pak edhe gjëmimi!

Shkundni prej supeve
pelerinën e dhimbjeve të ëmbla
të qosheve të ngrohta!

Shekulli ka humbur ekuilibrin
në pole ka akull e zjarr…

A e ndjeni apokalipsin?!
Ka kohë që ka ardhur
të vrasë marrdhjen e botës,
të gjejë rilindjen e shpirtit!

 

Poezia

Poezia ime është perëndim dielli,
kap rrezet e fundit kur muzgu del.
Ka brenda gjithë dritën e ditës
Të shndërruar në mall kur nata fle.

Ka peshën e ëndrrave të mëngjesit
çeljen e luleve, shkreptitjen në çast,
shkëlqimin e diellit në pikën e vesës
këmbanën e botës në kremtet e saj.

 

Pesha e vargut

Litarët nga supet e skllevërve
Në gurin e fundit të piramidës
I shkëputa…Fjala ra në pus.

Një klik në tastierë
në sekondë miliarda lidhje,
Një botë në fjalë u mbyt.

E madhe,
Pesha e fjalës në çikrikun e vargut
Uji i pusit s’është i njëjtë gjithkund.

 

Vonesa vret!

Ikja, legjenda moderne
pa zaptime trojesh,
ka fytyrën e azilantit.

Ankthi i pritjes
përtyp fillin e skajeve,
ku përpëlitet gjithçka
drejt një ëndrre të madhe.

Ikje pa kthim!
Drejt mëngjesit të një epoke të re!
Në shpatullat e saj
gjaku i ri pret SHPRESËN.
Jemi vonë !

@ grabocka ” Bota pa stinë”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s