ANDEJ NGA JAM UNË / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
ANDEJ NGA JAM UNË
 
Andej nga jam unë
pranvera vjen nën lëkurën e pemëve
u hap venat e i mbush me palcë.
Lëkundja e degëve është kod sinjal .
Jetoj! Nuk kam vdekur ende!
Kam marrë në trupin tim vazhdimësinë.
Andej nga jam unë
ka ca vende, ku ty të ndalon zemra
e do që gjithçka ta kesh tënden.
Ta kesh në trupin tënd .
Gjithë mirësinë që të jepet pa kushte .
Edhe ligësitë marrin tjetër formë.
Bëhen qenie të çuditëshme
e fundosen diku thellë në tokë .
Andej nga jam unë
njerëzit njohin peshën e kohës.
Marrin frymë thellë! Thellë!
Pylli frymon këngën e tyre të përjetshme.
e lumi vazhdon të rrjedhë!
Flaka ndriçon në oxhak !
e mua më vjen të vë kokën në anë të vatrës,
të shtrihem në lëkurën e bardhë, të butë,
të dëgjoj pafun histori të vjetra!
Për të bukurën e dheut që mundi xhindin,
për gjarprin e shtëpisë që nuk është si më parë,
por është bërë gjarpër prej vërteti!
Ka ardhur koha e tij …!
E ka ikur koha e dashurisë!
Ah! Andej nga jam unë!
Ndizet një shkëndij mali!Mundet një shpresë!
Bora mbulon krahinën.
Hëna lëshon dritën e verdhë mbi varfërinë …
Andej nga jam unë…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s