Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

KY MALL …

U njohëm ëndrrave… të dlirë…
Disi… me adhurim mbuluar…
Takimesh, ethshëm… shikim mpirë…
Dhe nëpër gjumë na linin zgjuar…

E nëpër kohë…çdo udhëtim…
Te njëri – tjetri hijen lënë…
Rizgjimet nëpër çdo shikim
Zemrës dhuratë… diell dhe hënë…

Petale hapash rrithte pritja…
Çdo shteg rrugice çel një sekret…
Oh! Çmall që ndez ardhja dhe ikja…
Mall brenda mallit…oh çdhimbje djeg…

Dhe pritja mbetur…nëpër pritje…
Varur dhe puthja…buzësh mbeti…
Dhimbja na deh… në ardhj’ e ikje…
Çdo udh’ e shesh të këtij qyteti…

Në perde yjsh varur kujtimet
Hapa mëngjesesh… veç heshtja hesht…
Zbritur zemrës…përtrir në dhimbje…
Çmë mbyt në shpirt…ky mall që djeg…

Dhe mbetur pritja… nëpër pritje…
Varur dhe puthja…buzësh mbeti…
Nga lart rrjedh mall…çdo ardhj’ e ikje…
Yjve… në shpirt…të një poeti…

 

BISEDË ME ZOTIN …

Unë, nuk do të lutem… zoti im…
Nuk besoj…
Por edhe në se je vërtetë…
Askujt nuk ia ke dëgjuar lutjen
Dhe nuk ke mundur
Përjetësisht ta mbash këtu…në këtë jetë…

Ti…atje lartë…ke punë të mëdha.
Vetmija jonë këtu
Shekujve mundësi të tjera kërkon…
Atë…të vogëlin…të padukshmin…
Të përjetëshmin shteg…
(Do të ketë…edhe pse tani nuk ka…)
Në kërkim të një shqise, që na mungon…

Nëpër gozhdë shekujsh
Shpirti na lëngon urave të mallit
Zgjimit, ndjenjave… nëpër ndiesi zvarritemi në jetë
Të arrijmë…të krijojmë… një përfundim…
Sfilitja vazhdon…
Por ne do ta gjejmë…
Do ta gjejmë një shteg…që të ketë një kthim…

Askund na nxjerr mëshira jote…
Unë dua të më ndjejnë dhe kur të mos jem
Shtëgtar të mbetem …qoftë dhe nëpër grimca shqisash
Tokës dhe qiellit të bukur të kësaj bote…

Freski flladi në një buzëqeshje që lind…
Gurgullimë rrëkeje në një dashuri që premton…
Pikëla vese nëpër rreze mbushur ëndërra rinie…
Ylber shpresash nëpër psherëtima dëshpërimi fatkeqësh…
Vetëtima drejtësie nëpër vështrime dhune…
A cicërima zogjsh nëpër lotë fëmije…

Tinguj drite të pelerinës së ndezur…
Nga hiri i këtij shpirti… në përëndimin tim…

 

KY MALL …

U njohëm ëndrrave… të dlirë…
Disi… me adhurim mbuluar…
Takimesh, ethshëm… shikim mpirë…
Dhe nëpër gjumë na linin zgjuar…

E nëpër kohë…çdo udhëtim…
Te njëri – tjetri hijen lënë…
Rizgjimet nëpër çdo shikim
Zemrës dhuratë… diell dhe hënë…

Petale hapash rrithte pritja…
Çdo shteg rrugice çel një sekret…
Oh! Çmall që ndez ardhja dhe ikja…
Mall brenda mallit…oh çdhimbje djeg…

Dhe pritja mbetur…nëpër pritje…
Varur dhe puthja…buzësh mbeti…
Dhimbja na deh… në ardhj’ e ikje…
Çdo udh’ e shesh të këtij qyteti…

Në perde yjsh varur kujtimet
Hapa mëngjesesh… veç heshtja hesht…
Zbritur zemrës…përtrir në dhimbje…
Çmë mbyt në shpirt…ky mall që djeg…

Dhe mbetur pritja… nëpër pritje…
Varur dhe puthja…buzësh mbeti…
Nga lart rrjedh mall…çdo ardhj’ e ikje…
Yjve… në shpirt…të një poeti…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s