REFLEKTIM I ÇMUAR – Meri SURLI / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Poezi nga Meri SURLI

 

REFLEKTIM I ÇMUAR

O, vargu im i admirueshëm, rrezaton
kalëron në qiejt e shpirtit tim,
duke përkundur ende ëndrrat fëminore.
Je bërë pjesë e jetës sime
dashnor i udhëtimeve të mia të gjata,
flatrues dhe kopsht lulesh për sytë.
Yjet shkëlqejnë si përkëdhelje.
E çfarë në se të pagëzojnë çmenduri
dashuri je që pulson për jetë,
kushtrim beteje, deklaratë dhe himn
koral dhimbjeje e dashurie.
Klithma e ndarjes shpërthen jashtë
nga venat e plagëve, jehon ..
Cila forcë, çfarë gjaku mençurak
çfarë vetëdije
ekziston pa vuajtjen?
Të kisha dhurur guxim dhe shpresë.
I shtrij krahët
dhe mbledh petaledrite puthjesh
një lumturi agim trandafilash.
Mendja rebele, zemërohet
por zemra nuk pendohet
për një kujtim
këmbëngul në mirësinë e nostalgjisë.
Sa kohë akoma psherëtima ime e thellë,
do të mat rezistencën time?

Nga vëllimi poetik: “Flatra në horizont”

 

Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s