SQAPI MBRET- Cesare Pavese / Solli nё shqip Petrit Sulaj

Poezi nga Cesare Pavese

• CESARE PAVESE – poet, shkrimtar e përkthyes i famshëm italian. 1908- 1950. E mbylli jetën me vetvrasje. Njihet si njeri nga autorët më prestigjiozë italianë që shpëtoi letërsine e kulturën italiane nga provincializmi që e kishte kapluar italinë nё gjysmëshekullin e parè të shek XX.
Shënim i përkthyesit.*

 

SQAPI MBRET

Fshati është një vend me mistere të gjebërta
për çunin që vjen e kalon verën aty.
Përshembëll, dhija qëmton e ha vetëm lule të zgjedhura,
e si ngop plëncin ka nevojë të vrapojë.
Kur një burrë ka bërë qejf me ndonjë vajzë tashmë me qime
poshtë, foshnja e nisur fillon dhe e rrit barkun e saj.
Duke kullotur dhitë, bëhen mjaft trimëri e skërmitje dhëmbësh
por kur vjen muzgu secili ndjen frikë,
nis vështron pas vetes me bisht të syrit.
Çunat e fshatit dinë se ka kaluar apo jo bolla
nga vija gjurmë e lakuar, që ajo lë pas mbi tokë.
Po askush e din se ka kaluar apo jo ky zvarranik
livadhit plot e përplot me bar jeshil.
Pastaj ka dhe dhi që shkojnë e ndalen mbi bollën,
fshehur nёn bar e kënaqen duke e lëpirë.
Ndërsa çupat lumturohen kur qëllon ta prekin,
e të luajnë me të me dorë.

Kur hëna ngrihet nё qiell, dhitë nuk ndjehen mirë,
duhen mbledhur e dërguar nё shtëpi,
ndryshe i ngrehet sqapit tè egèr;
kapërcen gardhin, hyn në livadh
e si u nxjer në diell zorrët dhive, krisën e ikën.
Çupat në afsh vijnë fillikat natën te korija, po dhe sqapi.
E nëse blegërijnë shtrirë në bar,
sqapi rend si i prishur mendësh për ti gjetur.
E sapo del hëna: i ngrihet keq, jua çan barkun.
Ndërsa bushtrat, lehin poshtë hënës,
sepse e kanë dëgjuar sqapin tek kapërcen kodrat,
kanë ndjerë erën e gjakut.
Kafshët tremben, u ngrin gjaku brenda stallës.
vetëm qentë më të egër kafshojnë bishtin,
e më i tërbuari si këput zinxhirët rend të kapë sqapin,
i cili e deh duke i lëshuar currila gjaku më të kuq se zjarri
e nё vazhdim pastaj hedhin valle të dy, duke i ulërirë hënës.

Kur nё mëngjes qeni bërë helaq kthehet si plak gërnjar,
harbutët e fshatit e çojnë pranë bushtrës nё afsh, me shqelma bythës.
Ndërsa të bijës që mbrëmbjet i ka kaluar korijeve, e djemve
që kthehen si është errur, se kanë humbur dhitë; jua këpusin qafën.
Pallojnë gratë, harbutët, lodhen e këputen, nuk respektojnë as veten.
sillen vërdallë natë e ditë, asgjë kanë frikë, dhe kur prashisin
poshtë hënës a kur ndezin zjarrin me gramë e barishte nё muzg.
Pikërisht, për këtë toka është kaq e bukur e jeshile,
gjithmonë e prashitur, e me ngjyrën e
fytyrave të përcëlluara nё agim.
Pastaj të gjithë shkojnë nё vjeljen e rrushit, hanë e pinë e bëjnë qejf,
shkojnë e xhveshin dhe kallamoqin, kërcejnë e këndojnë.
Ndjehen çupa e qeshin, kur dikush u kujton sqapin.
Atje lart, nё majë, pyjeve nëpër çukat e brigjet,
harbutët e kanë parë tek kërkonte dhinë e humbur
që duke kërkuar, përplaste kaplloqen me qejf trungjeve të lisave.
Sepse kur një shtazë nuk e vënë të punojë,
po mbahet vetëm për të ndërzyer,
e vetmja gjë që i pëlqen është të shkatrrojë.

 


Solli nё shqip Petrit Sulaj
gusht 2013

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s