Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

KUR ÇAHEN SHEGËT E RIÇELIN BAJAMET…

Për një natë të vetme,
dua të jem me ty,
vetëm për një natë…
Le të çahen hemisferat
e të rrjedhin globet.

Maçokët mbi çati,
le të mjaullijnë nga epshet…
Shiu le të mbetet,
refren që djeg mallet…
Frymëmarrja jonë,
po çan shegët
e po riçel bajamet.

Maçokët vazhdojnë të mjaullijnë mbi çati!

 

KUR PI BUZËT E TUA

Ka një pije në këtë botë,
që e kanë pirë e provuar shumë…
Është e lehtë, a është e fortë
asnjë se ka ndjerë si unë!

Dikush thotë vera, birra e rakia,
dikush uiski, shampanja e recina,
unë s’dua asnjë nga këto të gjitha,
veç buzëve të tua, erëmira…

Keni pirë o njerëz ndonjëherë buzë?
Unë s’besoj e s’besoj kurrë!
Ju keni puthur e kafshuar buzë,
por jo t’i pini me flakë e shpuzë!

E kalojnë verën pesëmijë vjeçare,
që gjejnë polumbarët në fund të detit…
Bëhej me gjak e jo me pare,
vetëm ta provonin buzët e mbretit…

Unë kam mësuar të pi buzë,
që nxjerrin mjaltë, verë e uiski…
Të përzjera më venë në gjumë
dhe s’kam ndjerë etje e s’ndjej uri!

 

LULEΤ E VERËS

Sot është dita e Verës,
unë po e quaj dita e luleve…
Pres sot edhe një lule tjetër,
që t’ më afrohet
e në shpirtin tim t’ më ulet!

 

I VODHI PRANVERA

Pranvera po hedh mbi supe
livadhin shumëngjyrësh,
të vjedhur nga gratë e fryra 
e vajzat lozonjare,
me marramëndje dantellash
e aromë zymbylësh,
duke lenë dimëroret
të shplodhen në sirtare.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s