Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Ah poetja…

Flokët zbardhur nga mosha
rrudhat gjithashtu
Fletorja dhe pena pa ikur kurrë nga duart

Sytë, fshehur poshtë xhamave të një skeleti vjetruar.
Ah, poetja po kthen kokën pas
në vitet që ikën e shkuan

Sa bukur ishte dikur
kur me shkronjat vallzonte
e bënte dashuri
Pa i gëzohesh erës dhe luante me të,
si të ish, fëmijë.

Ndoshta akoma e bën
e zbardhur e tëra, jo prej dëborës
nga vitet!

Ah poetja..
E dinte mirë, ëndrrat askush dot s’ia vriste
Ndaj u zbardh, mes librave

 

Nuk jemi “mike”

Xhelozi që vjen e ikën
S’rri pa vajtur derë më derë
Të ngul me pahir thikën
S’pyet sa dhemb e sa shumë therë.

Pa më hiqesh sikur di shumë
Tundesh dridhesh, qan e qesh
Të martë djalli nën buzë
S’të pamë kurrë c’fytyrë ke.

Nga jashtë dhëmbët duken të bardhë
Brenda nxin e thur veç plane
Të duket vetja e rrallë
Vesh e zhvesh dhjetra fustane.

Por ta dish moj bukuroshe
Sado baltë mundohesh të hedhësh
Në këmbë veshur ato galloshe
Balta, llucë është, e s’di ta zgjedhësh.

Prej meje larg qëndro
Më vjen ndoht të të kem mike
Miqësinë me mua s’ke ç’e do
Me ty në mes do jem armike.

 

Kaos

Mbrëmja ra dhe errësira mbuloi heshtur
biseda jonë një kaos shpirtror
kërcitja e drurit nën oxhak ndezur
nuk ndihmon të qetësojë, as të ftohtin dimëror
as mendimet hedhur mbi letër,
që djegin shumë, në pak kohë.

E ç’është ky kaos mureve të lagshta
përhumbur flokëve të zjarrit, gjersa shuhet
dhe nata zgjat krahët e saj t’errësirtë
biseda u mbyll…!
Sejcili në vendin e tij me thënien klasike të natës,
e dashur,… natën e mirë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s