Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku

 

UNË DHE TI, QENI IM
.
Unë dhe ti,qeni im,
Unë dhe ti…të paqethur,të braktisur,
Endackë ndër rrugica.
Vetmuar të dy,qeni im.
.
S’kemi bojë,
As shtetësi,
S’kemi pasuri,qeni im
Rropatemi…kot ashtu…tutje-tëhu
Qeni im,miku im,vëllai im,
Zoti im.
.
Futemi në lehje dalim në cingërimë…
Në tunelin pa drita,në tunelin pa fund…
.
Rropatemi…tutje-tëhu,kot,ashtu…,
Nga poli në pol…ndër meridiane,përgjakur unë dhe ti…
Qeni im,miku im,vëllai im,
Zoti im..!
.
Unë dhe ti,qeni im,unë dhe ti
JETË QENI BËJMË TË DY
Qeni im,miku im,vëllai im,
Zoti im..!

 

EJA NË SHPIRTIN E PËRLOTUR…
.
Ta dua ende bukurinë tënde relaksuese,
E brishta e jetës sime,
T’i dua sytë e venitur,
Buzët e shkrumbuara
Bashkë me gjurmet që iu fal ti udhëve.
.
E internuara ime prej gjithçkaje,
E leckosura e jetës bastarde,
Synxira prej grushteve të trishtimit,
Duardridhur e këmbëpërbaltur
Shkrihesh nga çasti në çast
Si akullishte nën horizontin e pistë.
.
O sa tepër me ke keqtrajtuar pellgjeve të asnjanësisë,
Gjithnjë më je larguar,je trembur prej meje,
S’më ke dashur,
…Pa mëshirë,ndjenjat mi ke përdhunuar,
Me gishtat tu më ke shtrenguar në fyt…
.
Këmbët,trishtueshëm më puth,pas zemrimit…
Det i huaj…,
Përse ty të vodhi kaltersinë e syve tuaj.?!
.
Majë Everestit po të therras ende…
Eja në të përloturin shpirtë të poetit,
Mos e lerë kështu…njerinë,
Mos e braktis fatin e askujt… Universit,
O kaçurele me emer të bukur që ke:
”SHPRESA”Më
jep..gjthnjë..shpresë!

 

NATA ZVARRITET
.
Si breshkë e gjakosur,nata zbret;
Përmbi qerren time rrotëthyer,
Ecën zvarrë koha,meridianeve,
Këmbadoras shkoj unë…
.
Tremben rrugët e përlagura ndër stinë
Nga kërcitjet neveritëse,
Rrotat,vajtueshëm rrotullohen,
Qetë,tërheqin djersitur…
Edhe se kanë gojë asnjë fjalë s’e flasin..!!!
.
Asnjeri s’i vështron lotët e dhimbjes
Në sytë mëshirëkërkues të qeve laramanë,
Qerrja e thyer në copa-copa ecën djathtas,majtas,kuturu,uhuu…
Njeriu,mbetët gjithnjë imazh frikësues përmbi rrota…
.
E lagur dhe e ftohtë,nata,
Zvarritet mjegulluar,mbi ferrat e heshtjes epike…
Askush,jo,mëshirë s’ka…
Për mëshirë-kërkuesit,që s’flasin…
.
Trishtueshëm e djersitur nata ende zvarritet…
Përlotur ndër krahina rurale…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s