Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Poezia ime

Poezia ime merr frymë
nga fryma jote
Poezia ime pulson
nga zemra jote 
Poezia ime këndon
nga fjala jote
Poezia ime flet
nga ikja jote
Poezia ime qan
nga loti yt
Poezia ime eshte lumi ,
veç deti yt e mbyt!

 

Të pres

Të pres me sy tek sahati ngrirë
Sot jam një skllave a robinë e varfër
Që të më thuash përsëri ti lamtumirë 
E ta quaj lumturi atë çast që rrimë afër.

Po vij e ngrysur e s’mendoj asgjë përpos
Në burgun e vetmisë do mbyllem të qaj
Do ta pyes patjetër mendimin tim ”xheloz’
Pse t’i fala mëkatet pa të ngarkuar asnjë faj?

Shko pra, nëse mundesh, pa mua jeto
Dhe në fund të tokës, ta dish, je i imi
Larg botës sime ty as dielli s’të ngroh
Dije, se në çdo skaj, njësoj të pret mbarimi.

 

***

Sot mendova të mos e ndez oxhakun
Është dita e parë è Pranverës
Në fjollë dëbore e mbushi sërish parkun
Eh, edhe stinët zhgënjekërkan si njerëz!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s