Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Magdalena

S’jam grue sot,
më shihni bluzën , format e saj,
nën të kam gjoksin,
çoj peshë stuhi,
thyej mendjet e verbueme.
Fshij jargët
ky gjoksi i shejt mëkon jetë,
a mundesh me ju gjunjëzue ?
Para këtyne syve që dijnë me të dëftue botën
je i vogël,
i pambrojtun,
une s’përdor duert, shikimin
ai të përbuz,
të don,
të rrok,
të njesh edhe me tokën.
Krej forca jote asht njai çast që m’ke zgju bishën,
druje, jam përbindshi që s’njeh.
Ti krijese e ashpër, i pabesë,
je njaq i vogël sa pikërisht aty ku lindesh,
zhytesh
zhgrryhesh
shtyhesh
zgjahesh
aty qan, kullon
pikon e zvoglohesh.
Të sundoj , edhe kur para syve të mi
zhburrnohesh,
njisoj sikur atë ditë qe u linde i paburrë.
Une s’jam grue sot,
por prej asaj dite ku nën kambë çilen lulëkuqe,
kjeshë grue edhe pse virgjën,
sot jam Magdalena!

 

***

S’menduem me dashtë,
deshtëm,
andrrën lidhëm fort për thonjsh,
tallazin ma të madh e mëkuem,
e transkriptimin e qiejve mësuem
për nji rrfe’ në sy…

Oh botë e qytetnimeve të lashta,
mbi germadha etruske,
a po na gdhend
të përjetshëm?!

 

***

Si stuhi zemër, si stuhi.
Si rrezja që të djeg,
si shi,
si lisi para shiut.
Si lulen, zemër, si lulen,
si trungun bri gardhit.
Si uragan zemër, si uragan,
si fëmija para gjinit,
si etja e udhëtarit,
si ky qytet që përmbytet në muzg të dimnit,
Si Buna zemër, si Buna,
si penda kryenaltë e Kirit,
si jeta e vdekja në mue.
Si frymën, zemër,
si frymën të due.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s