Poezi nga Nela T. Llupo

Poezi nga Nela T. Llupo

 

Lulëzim i thyer

U tha petal në majë të sythit,
E lot i tij mbi degë ngriu
Si stalaktid i qeltë ,i akullt
Mbi tokë ra ashtu vetiu.

E mijëra pjesëza të copëtuara,
U rrokullisën pa u ndalur.
Më kot nxitova për ti mbledhur,
Tashmë loti kishte rrjedhur.

Thellë në gji të tokës mëmë,
Në vragë te saj kishte pikuar.
Aty,në rrënjë të lules së fishkur
Njomte dhimbjen pa vajtuar.

 

Melhem i përjetësisë

Të rrëmben ajo e përjetshmja këngë,
E tutje shpirtin e përkund në erë.
Nëpër stuhi,borë,shi e diell
Në horizonte ku puthet det e qiell.

Si pikëza vese përmbi petale lulesh,
Përkëdhelesh butë me aromën e tyre.
E bëhesh avull më krahë engjëjsh,
Pëlhurë e tejdukshme endur me ëndje.

Dhe sytë tek ti vijnë e takohen,
Aty kur merr jetë gjithësi e tërë.
Edhe nëse një cast ligështohen,
Melhemi yt tret çdo lot e brengë.

 

Kohë e harruar

Në harresë të pluhurosur,
Hedh tej hapin e shkuar.
Me tis e mjegull mbuluar,
Koha e tret si trup i shuar.

Kërcitje flakësh në terr të natës,
Të zjarrta si rrufetë e vjeshtës.
Rendin të djegin kujtime memece,
Pa gjurmë e shenjë, fytyrë anonime.

Shkrumbuar në gjak mëkatarësh,
Copëza ëndrrash si cungje drurësh.
Thëngjij që dritën presin të fikin,
E në hi të ftohtë frymën të ndalin.

Shpirtin vesh me mantel përjetësie,
Rrethuar me engjëj e frymë Perëndie,
Gjithçka që rrok në këtë djep shenjtërie,
S’është gjë tjetër veç dashuri hyjnie.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s