Kalendari poetik: *Mario Vargas Llosa 28 mars 1936 ( Nobel Prize – 2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

*Mario Vargas Llosa ( Nobel Prize- 2010)

Kalendari poetik: Mario Vargas Llosa 28 mars 1936

Mario Vargas Ljosa, shkrimtar, poet, dramaturg e politikan peruan, sot mbush 82 vjeç. Nga vitet ’60 qe me bindje komuniste dhe përkrahës i zjarrtë i Fidel Kastros(!), por me kohë u poq politikisht dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 1990 kandidoi për qendrën e djathtë; humbi në zgjedhje përballë Alberto Fujimori-t, tentoi grusht shteti dhe pas dështimit u largua nga vendi për t’u vendosur përfundimisht në Spanjë ku jeton ende. Kjo qe aventura politike e tij. Në letërsi pati më tepër fat: në vitin 2010 fitoi çmimin Nobel dhe në vitin 2011 mbreti Huan Karlos i dha titullin markez. Ja përzgjedhja ime për sot:

BABA HOMERI

Nuk e dimë qe vetëm një, apo disa.
Madje, nuk dimë, nëse pati jetuar vërtet
apo e shpikën më pas
për t’i dhënë baba legjendës
dhe poemave që themeluan
botën ku jetojmë.

Zgavrat e zbrazëta të syve të tij
si dy diej ndriçojnë
ujrat, ishujt dhe brigjet
e Mesdheut.
Nuk dimë nëse rrëfenjat
që ai këndoi kanë rrënjë
në jetën e vërtetë
apo përralla qenë
të mendjes së tij të ndezur.

E përfytyroj
si plakush zemërmirë
paksa të shkalafitur
i gatshëm të dëfrejë
të rritur e të mitur
me kuturisjet e hatashme
të luftëtarëve dhe përbindshave
të një kohe të habitshme
kur bashkë shëtisnin
njerëzit e perënditë
dhe luftrat me kuaj prej druri fitoheshin
me yshtje dhe namatisje.

Dhe më bëhet se e shoh, mes hijesh
e kërcëllitjesh flakësh,
nëpër katunde
që venë dhe vaj kundërmojnë
tek i bie lirës së tij
dhe deti përcjell me pëshpërima
dhe jehona
qarkuar nga fytyra
që me dashuri dhe shpresë e vështrojnë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s