Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

KRIFË KALI

Në prehër të ëndrrës tënde pranverore
Desha të mbështes të përvëluarën faqe
Më kapluan mornica me ftohtësi bore
Ti ike në pakthim me shkak e pa shkaqe

Shpërtheu fërgëllima e fort si shtrëngata
Nga ofshama ime ëndrra t’u trazua
Imazhin tënd mbrëmë ma përpiu nata
Vegimi për ty u zhduk në një përrua

Ndaj mos eja n’ëndërr as në vegime
Sa afër të kisha eh sa larg u trete
Mos malco plagën nuk duroj pikëllime
Në sy m’u shterr loti ti veç kujtim mbete

Ëndrra u fsheh pas reje iku pas një mali
Ndoshta mbeti peng në ndonjë kodrinë
Dëgjova hingëllimë pele dhe trok të një kali
Në krifë natëvere kafshonin DASHURINË!

 

DJE

Më tha:
Faleminderit shummmmm
Pyes:
Ç’të bëj…
Ta hedh në lumë!?
Pastaj vazhdoi:
Të perqafoj fort e te puth…!
Pas pak lëshoi ofshamë
Mmmmmmmmmmm…!!!
Ç’të bëj…
Me këto ofshama amanetesh…
T’i varë në degë lisi
T’i glasojnë me diare të zezat sorra
Apo t’i lë në rrugëkryq
T`i përbaltin të zgjuarit horra!?
Jo, jo…
E di unë!!!
Do ta pres ditën e verës,
Amanetin e zonjës do ta kthej
Mbi krahët e flokut të erës
Seps i rëndë është ky amanet
Sa zjarri s’e djeg
As dheu s’e tret.

 

PO

Unë të dhash shpresën
Ti më ktheve shpinë
Të solla pranverën
Pse e bëre dimër
Sot mos u lutë
falje mos krëko
Nga qerpikë laneti
lot mos lësho
Mos m’fol për shikimin
Që ma verboi djallëzia
Mos zbraz zeherfjalë
Mbi ndjenjat e mia
Ti dje pamëshirshëm
Shkule luleshprese
Dhe puthjet i flake
Në udhëkryq harrese
Ndaj miqësisht të them
T’mos i lëndojmë zemrat
Mirë është t’i vemë gishtat
Ku i kemi thembrat.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s