Deti / Poemë nga Agron Shele

Deti 

O det,
ti që shfryn gjithë dhimbjen e tokës
e ngre dallgët stuhi
krifë e një kali të çmendur,
apo flokë të thinjura trazim.
Përplasur oshëtimash të largëta
e kthyer pas shkumëzim
larë në sytë e një nimfe
panteon i ngritur madhështi!

O det,
rremat janë gjurmët e tua
vozitur në dhimbje shekujsh
endur përherë ishujsh të panjohur
pritjes së gjatë circesh.
Bukurisë hyjnore avitur
e harpës që ëmbël të fton
në lakun e fundit të dhimbjeve
agonisë që trupin mundon.

O det,
ti që përngjan me zemërimin e hyut
dhe paqen e kërkon vertëflijim
diku rrëmben lotët e një gruaje
e mbush të frikshmen thellësi.
S’ di çfarë fsheh pikëllimit tënd
e çfarë velash të bardha fundos
harta të vdekura errëtisë tënde
humbje të mëdha dashurish.

Shoh gjatësinë tënde të lodhur
e britma heronjsh endur
lundërtarë të fatit përpjekur,
që bregun e parë të takojnë.
Atë breg që lidh dy botë
e një ylber të vetëm kapërcen
koloritë ngjyarsh të pafundme
tretur shiritash pa fund.

Zërin tënd mërmërimë
në gjuhë pulëbardhash rikthyer
regëtimë e përvuajtur ajrit
në një cep të harruar vështrimesh.
Shtegut të braktisur kohë
e honesh të gremisura poshtë
portave të hapura Poseidon
mbretërisë së më të fundmit zot.

O det,
trup e shpirt i një sirene,
që derdh mijra kupa hidhërimi
e ngre dallgë të përbindshme tundimi.
Zgjati kufijtë e valëve të bardha
bregut që pret hapin tënd.
Të vetmin çast gjurmënjohje;
një valë në stërkala kthyer
ranishtes shuar në mall.

O det,
gjer ku shkon kufiri yt
horizonti që fsheh të pathënat e mëdha
magjia që sytë larg i përhumb
mistizmit që zhyt në të tjera mendime,
mëngjeset që lindin në mijëra verbime
e vdesin mbrëmjes në të fundit perëndime.

S’ di pse fanitja jote më drithëron
e zemrën shkrin në të fundit kufi
aty ky dallgët kumbojnë klithjen
e të vetmit zog fluturim,
një albatros që krahët shpalos
zemërimit tënd oshëtimë
luftës mes qiellit e zotave
zbrazur në flakë dhe rrufe.

Derdhur mes lotëve të Eratës
për kupën e rrëzuar në gji
shenjës së vetme të njohjes
e humbur në më të errtin ngjiriz,
kërkuar verbërisë shpirt
mes floknajës shtjellë përlyer
dhimbjes që s’ njeh cak
ngritur tajfun shkëmbinjve.

Një *Kaliopë të vështron nga lart
e sytë ngjyen në blu
aty ku shiritat ndrijnë
në të kthjelltin diell reflektim
e një *Euterpë që vdes e ringjallet
lirës së Orfeut nga larg
pasazh i Melpomenës së çmendur
mbrritur kaq zhurmshëm tek “Unë”.

Një *Tetis ka flakur kurorën
për birin e mbetur prore
në një Trojë që digjet zjarr
e një Helenë që rikthehet pas,
për një Odisë që rend me dekada
e një Penelopë që pret e pret,
harkun e unazës përshkuar
dashurinë e përhumbur rikthen.

O det,
ti që shfryn gjithë dhimbjen e tokës
e ngre dallgët stuhi,
nëntë muza dhe nëntë anije i përmbyte
për të fshehur të ethshmne mëri
e sot qindra jetë të pafajshme
enden shpresave të vdekura
mbretërisë tënde egërsi
e krenarisë ngritur në qiell.

Nuk është falje që ti e mëshiron,
as orakull që ty të sundon,
je majë ajsbergu acarit më të ftohtë
valë përmbi valë rrudhosjes glob
dhe e kaltra ngjyrë shpirtit njerëzor.

@sheleagron

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s