N’SYTË E YLBERTË PA LAMTUMIRË  ( Referim rreth vëllimit poetik “Ylberë pa lamtumirë” të autorit Agim Bajrami) / Nga: Rami Kamberi

N’SYTË E YLBERTË PA LAMTUMIRË 

Referim rreth vëllimit poetik “Ylberë pa lamtumirë” të autorit Agim Bajrami

Nga: Rami Kamberi

Në kujtesën time
Muze dëshprimi
Fle një llullë e vjetër,
rrethuar prej tymi.

Këto vargje sikur na e bëjnë me dije se poeti Agim Bajrami është një atdhe – Shqipëri, që i hap fletët e librit: Jetë shqiptare, ku lidhen mes vete germa njerëzish të cilët rrugëve jetë duke i kënduar lindjes dhe vdekjes, formësohen në poezi e cila koncepton nuancën e pagëzimit të librit “Ylberë pa lamtumirë”. Libër, që lidhet me koopertinat kohë e jetë, që si njësi e ligjërimit dhe komunikimit me fatet njerëzore, na japin bërthamën e materies së natyrshme, që e koncepton poezinë si rrjedhojë e natyrës mu si një lum, që nga gurra e tij me rrjedhën e vet dhe, lëvizjet për të hapur shtratin deri në sosjet: dete apo oqeane, pikturon pamjen e tij sa me përplasje po aq edhe me shtigje të cilat ia japin formën, që dimë ta pagëzojmë Lum.
Pra, lirshëm mund të themi se pejsazhi poetik i librit “Ylberë pa lamtumirë”, i poetit Agim Bajrami ngrihet mbi piramidën jetë, si një ditar kujtese i përjetësive të njerëzve në kohë dhe hapësirë, që në sytë e poetit, mbeten si dramë e jetëve, në vrojtimin e përgjithshëm poetik.


“U vra dhe një vrasës
Diku në një pritë.
S’di përse qyteti
Sot ka më shumë dritë.“
Ose:
“Ti shpesh më pyet me shqetësim
Përse s’të qesh fytyra?
Janë ditë të vështira biri im
Ditë të vështira”


Si mund të lexohen ndryshe këto vargje, që e para në poezinë “Vrasja e vrasësit” na flet për të tashmen, që interpretohet në formë të poezisë, poezi e cila me këtë strukturë na shfaqet para pamundësisë që e pikturon jetën përpara forcës, forcë, që njeriut i jep një mundësi të vetme në një tokë ku i forti ta jep dhe ta merr lirinë e jetës pa arsye të veçantë, që mund t’i themi, si: luftë për liri apo atdhe.

Ylberë pa lamtumirë

Kurse vargjet në vijim të poezisë “Bisedë me tim birë”, që lirshëm mund të themi se e tregojnë opusin shqiptar ndër breza, brenda për një toke, ku edhe liria edhe atdheu të:


• anashkalojnë
• tjetërsojnë
• ndëshkojnë
• burgosin dhe, 
• vrasin.

Po nuk e pate fatin, të jesh:

• fitimtar
• djallëzor
• sundues etj.


Dhe, duke i lexuar poezitë e librit “Ylberë pa lamtumirë” të poetit Agim Bajrami, dhe duke mos dashur të bësh njësimin e poezive si një tërësi për të gjetur brenda tyre:

• lumturi
• dashuri etj.

si dhe, duke i ikur individuales për të dalë te kolektivja e jetës të tokës Shqipëri, sikur detyrohesh të jetosh mes miteve dhe legjendave, mes krenarisë dhe fisnikërisë, mes lumturisë dhe dashurisë, pra të vendosesh në një ambient, ku ta do shpirti, që të thuash: unë jetoj i lumtur, në lumturi.
Por, atëherë na shtrohet pyetja se si duhet t’i kuptojmë vargjet:


“Në kujtesën time
Muze dëshprimi
Fle një llullë e vjetër,
Rrethuar prej tymi.”


Të cilat që në fillim të kësaj analize qëndrojnë si një portret për njeriun shqiptar, që poeti Agim Bajrami ia dedikon njeriut shqiptar, në poezinë “Llulla prej buke”, një shqiptari i cili nga qelitë e burgut të Spaçit e nxjerr portretin e tij, për t’i treguar kohës se si jetoi një njeri shqiptar fatprerë, në një Shqipëri, që dukej e lirë nga sunduesit, por e robëruar nga të robëruarit.
Pra, me këtë imazh midis jetës dhe vdekjes, midis pasionit dhe dëshirës dhe të mundshmes, poeti Agim Bajrami me librin e tij “Ylberë pa lamtumirë”, na del si një diell me rreze të arta për të kuptuar jetën dhe lirinë e saj dhe, për të marr fuqi, për të rrezistuar karshi të keqes, për të shpëtuar qenien tonë nga fatet, që na rreshtojnë drejtë robërisë e së vundmi drejtë vdekjes.
Në poezinë e poetit Agim bajrami, nuk mungon shtrirja edhe tej shtetit Shqipëri. Mjafojnë t’i shfaqim vetëm ca vargje të poezive kushtuar Çamërisë.
Dhimba për njeriun shqiptarë është e njejtë, ja si na e përshkruan një dhimbje poeti Agim Bajrami, për plagën Çame:


“Një nënë çame vdiq sot
(Ky lajm si thikë më shpoi papritur)
Për të dhe zoqtë derdhën ca lot
E jo më ne, që na kish rritur.”
Ose:
“Me tinguj të vrarë,
Të kthyer në hije’
Gjashtëdhjetë vjet burgosur
Nën një rrënjë shtëpie”


Janë këto vargje të poezive “Vdekja e një nëne çame” dhe”Fyelli i burgosur në Çamëri”. Poezi, që dëshmojnë se si poeti plagën çame na shfaq si një tragjedi kombëtare për ta nxjerr në shesh egzistencën e shqiptarit, që tinzarët e historive dhe ragjedive të kombeve deshën ta mbulojnë me pluhurin e harresës, në raportë me vetëdijen dhe kujtesën shqiptare-kombëtare.
Kështu që, poeti Agim Bajrami çështjen e plagës çame nuk e shtron si koncept për të lindur një poezi, por si një fatkeqësi, në dramat e mëdha të tragjedive njerëzore.


“Ky pallat ka ende pllanga gjaku
Dhe në cdo anë sec vjen nje erë
Ndonse i bukur ngjanë së largu
Me nure gdhendur dhe me mermer.” 
Ose:
“Ca horra pijnë raki me qofte
Dhe mbushin skeda lloto sporti
Në rrugë lëviz një turmë amorfe
S’ka gjë se shira rigon moti,”

Si mund ta shohim shtetin shqiptar – Shqipërinë, ndryshe nga koto vargje të poezive “Pallati prej gjaku” dhe “Peisazh atdheu”, po qëse lidhemi drejtëpërdrejtë me pamjen reale të tokës, ku njerëzit rrugëve jetë hapërojnë me hapat e fatit, nën mjegullën e të fortit apo njeriut, që i ndanë fatet.si: të jesh o të mos jesh.
Edhe shumë e shumë poezi brenda librit “Ylberët pa lamtumirë” të poetit Agim Bajrami na shfaqen sa me metafora dhe ironi po aq me realitetin e jetës të njeriut shqiptarë brenda dhe jashtë shtetit Shqipëri. Njeri, i cili duke imagjinuar shpresën e ëndrrës, se: nesër do të behet mirë, u mbijeton shekujve për të mbetur ai që është- shqiptar.
Po, brenda librit “Ylberët pa lamtumirë” të poetit Agim Bajrami na shfaqen edhe poezi si ca pika të bardha, që e pikëlojnë tërësinë e zezë të fatit tonë historik, qoftë si drama e tragjedi, qoftë si shpresë për lumturi, që të japin mundësi të kuptosh koherencën shqiptarët dhe Shqipëria.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s