Poezi nga Jerida Kulla

Poezi nga Jerida Kulla

 

 

Fli e paqta Euridikë!

Ajri është burgosur në tymnajën e fjalëve.
Pranga ka vënë grijën e gurtë…
Zemra përpëlitet si zogu në kafaz… 
Prangat kërkon t’i thyejë…
Zhurmë, britma…
Lira thyen tingullin në veshët e shurdhuar të të verbërve…
Arti luan me idiotësinë…
Ai është i fortë.
Marrëveshje me përtejbotën ka lidhur.
Orfeut ia këputen telat e lirës.
Gishtat ia prenë, zjarr me to ndezën.
Natën e dimëruar të shkrinin.
Venat e gjakut i shkuli, lirës ia lidhi telat.
Gishta gishtuar në rrënjë të pemëve.
Këngën e malltë, për të bukurën Euridikë,
mbi pentagram të dallgëve shkruan.
Barka e Karonit nuk e nxë zjarrin e dashurisë.
Euridikë e bukur, fli në të pambuktin shtrat të dashurisë…
Orfeut nuk ka për t’i mbaruar kënga!
Përtej kohësisë letra dashurie ka për të të shkruar!
Mbi to, firma e hedhur përtej botës…
Dera e Hadit rri hapur për të.
Nuk i duhen viza e leje.
Zeusi, dhuratë për lindjen e Athinasë ia bëri.
E bukura Euridikë,
e ëmbla dëlirësi,
fli në shtratin e magjishëm të nusërisë…
Këngët e agimta do të të nanurisin me krahët e shelqeve.
Fli e paqta Euridikë!

 

A ËSHTË VERË SOT?!

Lulimi nderi gonxhet.
Aroma hapëroi nëpër qiej…
Zgjoi ëndrrën…

 

 

Provim vjeshte

Malli po më djeg…
Zjarrin që digjet nuk mund ta shuaj.
Kërkoj ta gris kohën.
Ta hap faqen aty ku biseda jonë mbeti në klasë.
Cila fjalë e rrëzoi?
Cili tingull nuk u dëgjua,
që të paralajmëronte humbjen?
E inatosur shumë është jetëmësuesja.
Nuk do e nuk do t’i japë mundësi tjetër,
nuk e fut as në provimet e vjeshtës.
Gjethet përkulen bindshëm
e gati i puthin këmbët,
që ajo të ndryshojë mendim.
Mbyll sytë…
dëgjoj zërin tënd…
Ishte era që zgjoi kujtimet…

Advertisements

One thought on “Poezi nga Jerida Kulla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s