MARSI I NJË POETI ( Refleksion rreth vëllimit poetik ” Mars” të autorit Lumo Kolleshi) / Nga Rami KAMBERI 

MARSI I NJË POETI

Refleksion rreth vëllimit poetik ” Mars” të autorit Lumo Kolleshi

 

Nga Rami KAMBERI 

E dua zjarrin që zemrën ndez tek unë 
(Hiri ma bën botën të vdekur)
S’i kam qejf flakët që lëpihen në rrëmujë,
Dashuroj veç prushin që vatrën ma mban ndezur..
Të shkruash poezi dhe të lindësh poezi është një e ecur jete prej krijuesi mes dy rrugëve, që të çojnë deri te kuptimi i mendimit, ndarë në:
• penë e madhe e fjalës së shkruar, që kultivon poezi dhe,
• gjuha e shpirtit, që shndërrohet në poezi, për ta shkruar pena.
Pra, këto dy rrugë të artit poetik, janë edhe forma që shfaqen në poezinë e sotme shqipe dhe më gjerë të shkruar ndër vite apo shekuj. Poezi, të cilat na joshin, por edhe në qenien tonë prej lexuesi na mësojnë se cila poezi cilës rrugë poetike i takon. Kështu që, duke lexuar poezitë e librit “Mars”, të poetit Lumo Kolleshi, u ndjeva se jam mes gjuhës të shpirtit, që shndërrohet në poezi për ta shkruar pena, dhe atë: 

• si shpërthim shpirti
• si prush ndjenjash
• si llavë vullkani
• si ngacmimi instiktiv
• si prekje me jetën etj. 

Jam i këtij mendimi ngase vetë poeztë e kanë pamjen mu si lulet që dinë të lulëzojnë secila më ngjyrat dhe aromat që i kultivojnë brenda shtatit të tyre, duke u dalluar secila brenda lulishtes si dhe duke u emëruar sipas syve që i shohin dhe nuhatjes që i nuhatin të tjerët edhe pse si tërësi emërues të përbashkët emrin e kanë lule. 

“Ke parë drutë?s’digjen vetëm
E duan pak prush mënjanë
Kush dashuron e di patjetër
Si digjen zemrat pranë e pranë” 

Ose: 

“Nuk desha shumë prej një njeriu
(Dikur shok shkolle tok më të)
Rininë pozita ia përpiu,
Binin kujtimet një nga një”

Janë këto vargje të poezive “Prushi i zemrave” dhe “Kafja që s’e piva dot”, poezi, që dalin lirshëm nga gjuha e shpirtit, për të treguar së çka fshihet në shpirtin e poetit për dashuri, por të ndarë mes lloit të vet, dhe atë: 

• dashuri për dashuri dhe,
• dashuri për njeriun. 

Kuptohet, po qëse i referohemi kornizës së shkencës teorike mbi poezinë dhe metrikës si një kornizë e veçntë, mendoj se sipas disiplinave shkencorë në fjalë, poezia do të mbetej pa bukurinë e saj, pa aromën e saj dhe pa shpirtin poetik të poetit ngase poezia nuk duron kornizë, por e do lirinë ashtu si e lind shpirti i poetit, si poeti në fjalë Lumo Kolleshi me librin e tij “Mars”.

Lumo Kolleshi

Sepse poezia e poetit në fjalë nuk duron që ti japësh as ngjyrë e as aromë, ngase është një gurrë e pandërprerë, që buron nga shpirti. 

“Shqipëri ,vendlindja jonë,
Që të mos mbetesh mallkimi ynë
Mos ul në fron diktatorë!
Më shtrenjtë se me gjak
Kush e fitoi lirinë?” 

Po si duket gjuha e shpirtit në kuptimin e ndjenjës dhe në kuptimin e poezisë atdheu i poetit, që na e shfaq në poezinë”Piskama e shpirtit të përgjakur”. Poezi, që e tregon dhimbën e poetit për tokën e cila i jep ose ia merr mundësinë për të jetuar: 

• si i mallkim
• nën diktaturë
• i përgjakur 

Apo më shumë se kaq, një shpërthim i zjarrtë shpirti, që mos të ecin njerëzit shqiptar nëpër tokën e tyre duke u pyetur se sa kushton liria ose më mirë thënë a kushton liria më shtrenjtë se gjaku që e fitoi lirinë.
Duke shkuar edhe më tej, duke prekur edhe palcën e jetëve, poeti Lumo Kolleshi me librin e tij poetik “Mars”, na shfaq edhe karaktere edhe figura jete, të cilat janë të mishnuara me shtatin e poetit, thua se poeti Lumo Kolleshi është vetë jeta e tokës, që herë i jep liri lirshëm të frymoj e herë e ngulfat, duke mos e lejuar që llava poezi t’i kaloj buzët e të del tej shtatit të poetit.
Besoj se poezia e Lumo Kolleshit do të flasë më shumë mes lexuesve po qëse lexohet mu ashtu siç e ka shkruar poeti, me gjuhën e shpirtit. Fundja, poeti Lumo Kolleshi dhe libri i tij “Mars”, kuptohet, me poeztë që e qëndisin librin në fjalë, janë dëshmi që dëshmojnë se si shkruan gjuha e shpirtit e shndërruar në penë, për të shkruar poezi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s