NË ISHULLIN E HUMBUR / Nga: Aqif ISAKU

NË ISHULLIN E HUMBUR

 

Nga: Aqif ISAKU

Ëndrrat sonte e çuan Erindën në një ishull të largët e me heshtje të trishtuar. Sa u frikësua…! E si të ndjehej ndryshe, kur nuk takoi asnjë njeri?! E humbur në mendime dhe çmendurisht e frikësuar, e filloi rrugëtimin nëpër labirintet e ngritura me mure jo të larta, për të gjetur rrugën e shpëtimit e të largohej nga ky vend i tmerrshëm.
Ecte e ecte, por rrugëdaljen nuk e gjente dot. Frika vinte e shtohej. Në mendje i rrotulloheshin mendime të çuditshme, por nuk humbiste shpresën. Besonte se shpejt do t`ia dalë të gjendet në shtëpinë e saj. Duke ecur në vete pëshpëriste:
– Ah, sikur të kisha një llambë magjike e të më nxirrte nga kjo situatë e vështirë, do të isha njeriu më i lumtur në botë!
Duke menduar, papritmas para saj doli një plak me shkop në dorë. Erinda u tremb dhe e shikoi me habi. Plaku buzëqeshi, e pastaj me një zë të butë e të ëmbël i`u kthye:
– Kush të solli këtu, çupëlinë?
– Nuk e di! – foli tërë frikë Erinda.
– Po, a e di se ku je?
– Jo, – u përgjigj Erinda.
– Pate fat që të takova unë i pari! – u shpreh plaku. Ky është vendi i përbindëshave e bishave më të çuditshme. Prej këtu, nuk ka dalë i gjallë askush. Asnjëri s`mundi ta gjejë rrugën dhe përfunduan në stomakët e tyre.
Pa u hamendur fare, plaku ngriti lart shkopin e tij, pëshpëriti ca fjalë të njohura vetëm për të dhe para Erindës u gjend një qilim i bukur.
– Hip mbi të! – tha ai.
Ajo hipi. Plaku përsëri ngriti shkopin lart dhe pëshpëriti të njëjtat fjalë. Për çudi, qilimi bashkë me Erindën fluturoi në qiell. Me të madhe largohej nga ishulli. Në rrugëtimin që bënte, kalonte aq vende të bukura e të magjishme… sa që harroi frikën dhe brengën që kishte.
Fati i qeshi Erindës. U zgjua nga gjumi duke pëshpëritur:
Mbi të ligën, fiton mirësia!
Si thoni? A ka të drejtë Erinda?!

(Nga libri me tregime “Mbi krahë të ëndrrave”)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s