Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Në më do – tregoma për Pashkë!

Dhe në më do siç më ke thënë,pra në më do me të vërtetë
Tregoma për Pashkë që ja vjen për pakë ditë!
Mos më rri pas perdes së mëndafshtë moj e fshehtë
Dil në kopësht a mbi ballkon
Nga burgu i shtëpis ti ikë
E m’i dhuro syçkat – qeshur ndezur nëpër dritë
Me të cilat,ke kaq koh që më verbonë moj e ligë!

Dhe nxito ti bukuroshe,ec – e rendë
Vrap vrapo drejt lirisë si kaprrollkë!
Flok’t e gjat m’i hidh mbi qiell plot gëzim o moj përpjetë
Gjinjtë e bukur porsi shegë ngriji ngriji përmbi retë
Se të dua moj,të dua me të vërtetë dhe përgjithmonë,
E pa ty un’ nuk mundem më të rroj në këtë jetë!

Ah sa më lodhe e më drobite moj buzëmjaltë
Me nazet e tua,që aq shumë lezet të kanë!
Por vuajtja ime dije mirë – jo moj më nuk do të zgjasë
Se në të dielës sonë Pashkë,
Kur papu i urtë të na ndajë kulaçin me kryq të artë
Unë do të të rrëmbej moj – veç ti jo mos bëj shamatë,
Se për nuse – pa vello e pa duvakë
Në shtëpi do të të marrë
Si më t’bukurën e Pashkës’o dhuratë!

 

MË ZĒ PAPRITUR NJË DËSHIRË!

Më zë papritur një dëshirë
Të mbuloj kokën me jorganë
Si aher kur qesh fëmijë
E shihja ëndrra me kapedanë!

Edhe të ngrihem pērmbi dyshek
E të kërcej posht e perpjetë,
Të rend si kec nëpër qytet
Duart në xhepa si dikur mbretë!

Kalas t’i futem thell ndër qerpiçë
E plot mahni t’ja ledh un gurët,
T’vrapoj çapkën në çdo rrugicê
Ku vegjëlisë,ndihesha burrë!

Pastaj të endem në kodërvilë
E t’i mbush duart plot me lule,
Edhe të shkoj të hyj në kishë
E Zotit Krisht t’i bëj pekule!

Në dark të kthenem për në shtëpi
Ku më pret Nëna me krahët hapur!
Porsi një zog t’i hyj në gji
E t’ja puth faqet nga lotët lagur!

 

Ëndërr!…

Gjith natën
Ajo mblidhte trëndafilë
Nga dega më degë,
Nga gjembi në gjemb
Gishtërinjtë duke shpuar petaleve!…

 

Eja!

Eja prekmi gjinjtë,buzët buzëve m’i pushto!
Mos m’i ngacmo zambakët dhe as zymbylët,
Prit!
Prit more të them
Sa të vesojë mëngjesi mbi petale nën diell
Dhe aherë,
Ah aherë me fuqinë e Dionisit të dehur me verë,
Më shtegto!…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s