Rregulla e dytë: MOS KÊRKO TË JESH I PËRKRYER – Richard Carlson ( Marrë nga libri – 99 RREGULLAT E ARTA ) / Përktheu në shqip Petrit Sulaj

Rregulla e dytë: MOS KÊRKO TË JESH I PËRKRYER – Richard Carlson

Unë akoma nuk kam njohur një njeri të përkryer, i aftë që të jetojë në paqe me vetveten. Nevoja për t’u perfeksionuar dhe dëshira për të qënë i qetë shpirtërisht janë në kontradiktë përjetësisht. Sa herë që synojmë të kemi diçka si e dëshirojmë ne dhe jo ta pranojmë siç është, aq herë në mënyrë definitive i kemi hyrë një beteje të humbur pa e filluar akoma. Në vend që të kënaqemi dhe t’i jemi mirënjohës asaj që kemi, përqëndrohemi në atë që nuk shkon sipas nesh dhe fillojmë të mendojmë si ta sistemojmë e përmirësojmë. Sa herë që fiksojmë vëmendjen tonë mbi atë që na duket e gabuar, aq herë kjo tregon se ne jemi të pakënaqur e të mërzitur. Qoftë kur shkaku i mosaprovimit ka të bëjë me ne – një raft rrëmujë, një gërvishtje në makinën e sapoblerë, një rezultat pak i kënaqshëm, ndonjë kile më shumë që do të duhej ta kishim hequr, qoftë kur ka lidhje me të tjerë – me mënyrën se si dikush sillet a jeton, pra vetë akti i përqëndrimit të vëmendjes mbi mos perfektshmërine e veprimeve e gjërave, na heq mundësinë e të qënit të sjellshëm e të edukuar. Kjo rregull nuk predikon aspak që ti të heqësh dorë nga kërkimi për të arritur më të mirën, jo, këshilla kërkon vetëm të pushosh së kërkuari kudo gjërat që nuk shkojnë. Fakti që përherë ekziston një mënyrë më e mirë për të bërë diçka, nuk do të thotë që ti nuk mund të gëzosh e vlerësosh gjërat që ke bërë deri tani apo do ti bësh. Rëndësi ka që ti të kuptosh e të mos bëhesh maniak duke insistuar se përse gjërat janë bërë ndryshe. Mendo përherë i qetë se jeta është shumë e mirë edhe kështu siç është në këtë moment, sepse në mungesë të gjykimit tend, vërtetë gjithçka do të shkonte shumë mire dhe kur ti të fillosh të eleminosh nevojën e perfeksionimit në të gjitha fushat e jetës, do të fillosh të zbulosh se sa e perfeksionuar është ajo (jeta).

Marrë nga libri – 99 RREGULLAT E ARTA 

 


Pèrktheu Petrit Sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s