HARRIMI KËTYRE DHERAVE KËNDOHET HYMN / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

HARRIMI KËTYRE DHERAVE KËNDOHET HYMN

Në tufanet që fryjnë shekujve, ligjërojnë lisat
Rrënjët pikë pikë ushqejnë gjelbërim
Flladit të stinëve rritin degët
Kori i gjetheve dhe bisqeve me këngë
Gjelbërimit spërkatin shpresat nëpër jetë
Mposhtin të gjitha stuhitë lulëzimit…
Pastaj stinëve të tharjes…shkojnë në harrim…

Heronjtë pushojnë sarkofagut
Ylberëve vulosur lavdinë e tragjedive të kohës…
Damarëve të tokës gjallon kujtesa
Heshtjes, varret dhe kështjellat përkëdhel
Pastaj viteve që gërryejnë shpirtrat,
Tej vijës së prerjeve derdh lot…
Ku njerëzit nuk flasin gjuhën e të parëve
Shpërndarë… harruar… nëpër botë…

Dodonës… Tomorrit pellazgjik, vendit të zotave…
Lashtësive dëgjohen Homerët…qorruar nga dija…
Si ujëvarë jete oshetijnë thellësisë pa fund
Ngjirrur gjuhës së perëndive…
Misteret e zotave lëvrinë zemrës së maleve
kjo tokë që shekujve farën rilind…

Harrimi… këtyre dherave këndohet hymn
Aty, ku ngritën kollonat e jetës…
E shekujve mbi vete shpinës mbajtën një qiell…
Sunduan jetën midis ligjit dhe dashurisë,
Drejtuan fate heronjsh, luftrash, paqesh…
E mbi të gjitha perënditë ishte zoti Diell…

Dhe punët e mëdha të flokbardhëve
Që nën plis ngurosur legjendave
Krenaria që u rrithte lavdisë… lakmia ua theu…
U thërrmua…
Etja e madhe e zemërimit luftrave pafund për sundim…
Dhe dashuria për një skllave grua…

Ç’dashuri pati për jetën…që kaq dhimbje ngjeshi në shpirt…
Të gjitha tragjeditë e atij shekulli…sa lotët e verbuan…
Këmbët dhe trupi… mbetën udhëve… nëpër Iliri s’dihet ku…
E shpirtin shpërtheu qiejve në këngë…
Që jeta kurrë të mos shuhet këtu!
Homeri…ky orakull i math… ky lajmëtar i jetës
Nëpër shekuj…tutje thu…!
Çforcë i dha verbëria…shpirtit
Të njohë e ndriçojë çdo skutë…
E nëpër të të kalojnin të gjitha…të gjitha;
Urrejtjet… lakmitë… ajo dashuri…
As forca me e madhe e ushtrisë nuk e mposhti dot
Dhe perënditë që loznin me fatet
Me njeri – tjetrin i hodhi në mëri…
Ah! Dashuria…dashuria…sa bota që jetën rilind…
Por në kështjellën e urrejtjes … dikush lozi me dinakërinë…
Nëpër bark të kalit… Trojën ta bënte hi…

Verbëria mbeti orakull… nëpër këngë udhëkryqeve…
Lumenjve të shterur dhimbjeve…
Detet e oqeanet… stuhive njëri – tjetrit ja thonë…
Trishtimi gërryen botën…
Dhe sot drithërima na përshkon… si mua dhe ty…
Errësira nëpër tynele epokash hirit të mbetur pas…
Na jep sy…

Filli i padukshëm…gjarpër…
Fjollë tymi…maskuar me lakmi…
Hingëllimë kali… që botën trondit…
E dëgjoni… bubullin nëpër perandori…
Është ai…kali…i urrejtjes…
Fantazmë Hiroshime…e gjallë…
Kasandra… orakull tragjedishë…
Ka shekuj… në gjunjë na lutet…
Oh… ndërtoni ura… në mes të dashurive…
Mos e lakmoni hirin e Trojës…
Mos e zgjoni… mos e zgjoni të verbërin…
Lereni të flejë…në përjetësi…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s