ME ODEONIN E ODEONIT TË SHQIPTARISË / Nga: Rami KAMBERI

ME ODEONIN E ODEONIT TË SHQIPTARISË

 

Nga:  Rami KAMBERI

Ka kohë që jetojë mes shkrimeve të një pene, e cila mu si plagë e Çamërisë mbi shkamb pikëllimi më rri mbi thinjat e moteve, për ta thënë të paktën një fjalë mu ashtu siç e meriton plaga Çame dhe, pena në fjalë, që më detyron që ta pagëzoj Odeon i Odeonit të Shqiptarisë apo thënë shqiptarçe Lahutë e Plagëve Shqiptare, që brenda saj i ruan:
• dhimbat
• plagët
• burrërinë
• krenarinë
• fisnikërinë
• dashurinë dhe,
• forcën e shpirtit
Për t’u treguar syve të botës, se: edhe llavat më të zjarrta të djalleve me pamje njeriu të bien mbi tokën shqiptare, Feniksi Pellazg do ta rilind qytetrimin, që e tjetërsuan ata, që e dogjën, sa nga zilia po aq nga djallëzia, që si zakonisht i prinë barbarisë.
Dhe, besoj se nuk gabohem nëse them, që një xixë e Feniksit Pellazg pa dyshim është pena Arben Kondi, i cili me veprat e tij, të skalitura me:
• poezi
• prozë
• histori
• historiografi dhe,
• studime
lartëson piramidën e të sotmes me të shkuarën, për kohën si dëshmi, se: mbi këtë tokë dhe, nën këtë qiell po agon ditë e epokës shqiptare.
Kjo që u lartshkrua, thjeshtë, tregon se gjendemi para një pene e cila kërkon një institucion më vete, për ta pikturuar jo si portret Arben Kondi, por si një Penë e Kombit, që me një mjeshtri të veçantë na mundëson t’i njohim motet, që na mungojnë, në:
• letërsi
• histori dhe,
• fondin tonë kombëtar
ngase në shkrimet tona të kohës që e jetojmë, të ralla janë penat me një gjeografi shqiptare, që lartësohet nëpër oqeanin – njohje për botën shqiptare.
Kështu që, mendimi im mbi veprat e penës Arben Kondi le të merret si shtytje për një studim të veçantë nga:
• studiues,
• kritikë letrarë,
• historian,
• historiograf dhe,
• krahasimtarë mes të sotmes dhe të kaluarës mbi tokën tonë.
Edhe pse si njohës i veprave në fjalë, nuk do të isha shpirtërisht i qetë pa thënë tëpaktën një fjalë, jo për t’i analizuar, por për t’i prezantuar në kuptim të koherencës dhe njohjes me vetë penën Arben Kondi, pasi të gjitha veprat i kam të lexuara dhe, jam i detyruar që të paktën të them ca fjalë se çfarë lidhet me nuancën e kuptimit të fjalës apo më mirë thënë të pagëzimit të kësaj pene Feniks Pellazg.

Së pari po i rreshtoj veprat si tërësi duke mos i veçuar sipas natyrës që kanë e, më pas ta them fjalën time, për veprat:
• Takim dashurie
• Krimi i fundshekullit
• Rikthim në Çamëri
• Përtej dashurisë
• Barbarët
• Epiri në një këndvështrim të ri
• Shqipëria etnike ose njohja e vetvetes
• Jetë e vështirë … në Australi
• Si Kosova dhe Çamëria është gjaku ynë i pafalur
• Tregimet e mërgimit
• Kosovë e Çamëri
• Vrasja e dytë e Marko Boçarit
• Dhuratë për ditëlindjen
• Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva
• Poezi e tregime
• Tmerri
• Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva
• Djaj në veladon
• Publicistikë letrare
• Krimi i fundshekullit
• Mëhalla e Muhaxhirëve
• Dionisi i Paramithisë
• Melburni në terr.
• Misionari i helenizmit
• Gjin Bue Shpata-ky princ i madh shqiptarë
Po, janë këto vepra, brenda të cilave ngrihet një piramidë me:
• ndjenja
• gjeografi
• objekte
• personalitete dhe,
• elemente
të cilat ndërlidhen me:
• gjuhë
• gjak
• tokë
• komb
dhe në ecje duke u njësuar me individualen dhe pendën Arben Kondi emë tej me kolektivitetin dhe ambientin e egzistencës së rasës pellazge-ilire, që sot u mbijeton stuhive, si rasë shqiptare.
Sipas kësaj që u pasqyrua si pamje e veprave, lirshëm mund të them, se: në të gjithë veprën Arben Kondi, kemi një depërtim të thekshëm dhe të bindshëm, se: në tokën shqiptare mu si ajo që i themi kujtesë kombëtare apo gojore, na shfaqet e shkruar një pasuri e madhe me dhimba e plot lavdi, si një thesar, që del nga brendia e tokës sa me zë dëshmie po aq edhe me zë imagjinate, për t’i thyer kufijtë e shikimeve, tej robërisë ndër shekuj.
Shumë, shumë do të doja të thosha për veprat në fjalë, por, brenda këtij imazhi të penës dhe veprës Arben Kondi, do të më mjaftonte ta them vetëm fjalën nga gjuha e shpirtit, se: në djersën e tij është edhe gjaku i shtatit tim, që, besoj se jo vetëm para penës Arben Kondi, por edhe para syve të lexuesve dhe të botës, do të mbetem i kuptuar se si një shqiptar, nëpër tokën e tij, që lexon me germat e gjuhës që e pagëzojnë po me atë emër, që u pagëzua pena në fjalë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s