Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

K o s o v ë

24 mars 1999
u hap rrugë e re
nata dridhej nga Nato-ja
ferri digjej aty

fytyrat njerëzore ndritnin
me ëndrrat e tyre
me dëshirën për lirinë
e flijuan veten

ata sy lirie
që shndrisnin në terr
u bënë rrugë drite
e frymëmarrjes sonë.

 

MARTIRIT TË LIRISË

(Orhan Xhavit Osmanit
i martirizuar në Krushë të Madhe,
26 mars 1999)

Këtu e nëntëmbèdhjetë vite më parë
Pranvera erdhi me shtrëngatë
Rininë tënde për ta rrëmbyer
E neve për të na lënë të mallëngjyer

Në zemër dashuria si gurë na rëndon
Ballin nga zjarri që s’mund ta ledhatonim
Ballin e bukur djaloshar lule tē njomë
Hienat vdekje t’pangopura, masakronin

Luftë ,digjej gjithçka flakë e tym
Pritnim me ankth, armiku shkatërronte
Prandaj, pranvera sot vonon të lulëzojë
Në vend të luleve resh borë, martirëve
buzëqeshjen t’ua freskojë

Në brendi të shpirtit dëgjoj zërin tënd
Me bukurinë e fjalës që tingëllon
Në dashuri je kthyer në tërë qenien tonë
Bashk me lirinë që sot e gëzojmë.

 

DUKE PLUSKUAR
NË DETIN E DASHURISË

Ka vite që jam nisur drejt teje
Duke pluskuar në detin e dashurisë
Por bregu është tepër i largët
Dhe e di që kurrë s’kam për të arritur

Të kam shkruar e recituar vargje
Të kam pëshpëritur fjalë me ëmbëlsi
Bukuria e jote dot s’përshkruhej
Si një magnet dashurie ishe ti

Si atëhere kur të trokita në zemër
Ti kokën mbështete në gjoksin tim
E kuptuam pērjetësisht njëri-tjetrin
Se dashuria nuk njeh kurrë harrim.

 

NË AVLËMENDIN TËND

Ti si bleta që shijon buzët e lules dhe këndon
Fjalë e vargje fije për fije i end në avlëmendin tënd
Dhe si me magji në rreze të dritës i shndërron
E me përkushtim e dashuri në butin e zemrës
i stazhionon.

 

KËRKOJ

Kufiri i mbretërisë tënde
Më dhemb çuditërisht
Si me sëpatë e ke ndarë
Gjysma terr e gjysma dritë

Unë të dija të patundur
Që gjakoje të ishe ti
Në përmasat e hapësirës
Që dhuron vetëm mirësi

Dhe jo me shpirt të thyer
Qē lëngon nga plagët
Nga dashuria më e mirë
Kërkoj kufijtë t’i hapësh.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s