Poezi nga Vaso Papaj

Poezi nga Vaso Papaj

 

Kërkoj

Kërkoj qiellin me balona
Dhe aromën e zambakëve.
Përmbi degët me limona
Dua këngën e trumcakëve.

Kërkoj shkak, per t’ u harlisur
Fije bari, një akord.
Në minor për ta ujdisur,
Për të thënë: të dua fort.

E në çaste hidhërimi
Kërkoj ty dhe buzën tënde.
N’sytë e tu më qesh agimi,
Që ma fal gjithnjë me ëndje.

Larg sëmundjes nëpër bare,
Larg sëmundjes në bixhoz.
Kjo periferi tinzare
Duket, veç me mua loz.

Po s’ fiton sëmundja e vjetër,
Nuk më mund jo kurrë mërzia.
Unë nuk shkoj n’ato kotecër,
Ku përgjumet kotësia.

Kërkoj sytë e atij që niset,
Të atij që vetëm ndahet.
Të atij që kur gremiset,
Nuk e ka zakoh të qahet.

Dua sheshe urtësie,
Ndaj kërkoj njerëz me vlera.
Një thërrime lumturie
Ma largon dhimbjen përhera.

E në çaste hidhërimi
Të kam ty dhe buzën tënde.
N’sytë e tu është pambarimi
Që ma fal gjithnjë me ëndje.

 

Këngë të vjetra

Sa here më flisje për dashurinë,
S’e përmbaja zemrën time.
Me këngë më shtije në ëndërrim: 
Ishe qielli, deti, bluja ime.

Qenë këngë të vjetra, shpesh i kujtoja,
Bashkë i dëgjonim, atje në kuzhinë:
Ëndërra baballarësh mbuluar nga droja,
Shpirtrash të humbur përherë në kërkim.

Për miqësi që s’u panë kurrë,
Për dashuri të mbetura në klasë,
Këngë që sillnin radiot portative,
Pas biçikletave, mbërthyer në kasë.

Mos është më lehtë të rikujtosh,
Se sa të kthesh kohën e shkuar?
E sidomos kur ka që thonë :
“Ajo që shkoi ish koh’ e shquar?…”

Mos ësht’ më mirë të rrimë, vallë?
Mos ësht’ më mirë, këtu ku jemi?…
Të vjetrat këngë kanë vetëm mall,
Po mallin veç një kurth e kemi…

 

Puthmë moj

Puthmë moj, kufijtë t’i shqisim,
Botën ta përzemë nga vetja.
Trupat tanë me zjarr t’i ngjisim
E kështu le të vijë dhe vdekja.

Si gjuhë flakësh të bashkuar,
Le t’i ftojmë edhe shkrepëtimat.
Puthmë fort, moj e bekuar,
Që të shuhen angullimat.

Mos ngurro, se më ke mua,
Bota mbarë le t’na përgjojë.
Nga gjithçka më fort unë dua,
Veç tek sytë të të ngulmojë.

Andej shkrepin vezullime,
Çmenduri netëve më shtojnë.
Ndjenjat s’njohin hezitime,
Tërë mëkatet na i bekojnë.

Puthmë dhe kufijtë t’i shqisim,
Botën ta përzemë nga vetja.
Trupat tanë me zjarr t’i ngjisim
E kështu le të vijë dhe vdekja.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s