Të mbjellësh shpirt / Nga: Lida Lazaj


Të mbjellësh shpirt

 

Nga: Lida Lazaj

Ende pa u zbehur emocionet prej festimeve të Ditës së Verës në Elbsanan, si dhe jehona e vargut madhështor të Dritëroit “Të mbjellësh shpirt” , interpretuar prej ikonës së plejadës së aktorëvë, të madhes Margarita Xhepa, që për mua u bë refreni i tre veprimtarive letrare, miku im Fatos Hoxha më lajmëron. “Do të mbillen të tjera pemë në pyllin e Dritëroit: eja në mundsh” Pa më të voglën mëdyshje, që do të vija, madje kënaqësinë e pjesëmarrjes sime, në një veprimtari të tillë kaq fisnike e përforcova duke mërmëritur njërën strofë të poezisë sime kushtuar Dritëroit.

Si të mos vija unë kur Shqipëria
Përkulet para teje urtësi
Këngët e para, që më këndoi vendlindja,
Ishin prej mjaltit tënd i madhi devolli.

Sapo ishim futur në zonën e parkut, ku pranvera megjithse e drojtur kish veshur me gjelbërim pemë e lëndina, në rrugëzën para nesh ecte një cift, që dukej, që kishin një mosmarrëveshje dhe grindeshin pa e vrarë mendjen, që zërat e tyre të acarruar mbërrinin deri tek ne dhe të tjerë, që kishin zgjedhur të shëtisnin atë të shtunë në park. I them tim shoqi, që më shoqëronte. “Këtu duhen vënë disa tabela me mbishkrime “ ndalohen grindjet dhe shëtitjet e njerëzve, që nuk kapen përdore”” Nuk e dija saktësisht zonën, ku Bashkia dhe Shoqata Devolli kishin përcaktuar si Pylli i Dritëroit, por diku, ku më ngjau si vend i përshtashëm ndaluam. Dhe s`kishim gabuar. Pas pak, një e nga në, dy nga dy e grupe grupe, sheshi u mbush me devollinj, banorë të Tiranës, dhe jo vetëm. Nuk i njihja me emër, por të gjithë më ngjanin si vëllezër e në sytë e të gjithëve shihja shpirtin e Dritëroit, që vetëm ai diti të mbjellë, edhe tek njeriu më i thjeshtë. Pas pak mbërriti Erion Veliaj dhe stafi i tij. Se kisha parë asnjëherë në punë e sipër. Energjik, i qeshur, më la përshtypjen, se për të kish vlerë dhe çasti. Përshëndeti devollinjtë, i uroi, për ndërmarrjen fisnike në nderim të Dritëroit, dhe i falenderoi, që ky gjest njëkohesisht është kontribut për gjelbërimin e kodrave të parkut, u shkrep një foto dhe u largua, diku, në një tjetër cep të parkut, i cili ndryshon dhe përtërihet ditë për ditë, duke u shndërruar në një vend pushimi dhe argëtimi.
Emocion i paprovuar kurrë më parë, kur dora ime preku pemën. As e kisha çuar ndonjëherë ndërmend, që do të mbillja një pemë te parku i madh i Tiranës dhe për më tepër tek pylli, që brezat do ta identifikojnë me personalitetin e madh te letrave Shqipe, Dritëro Agolli. Mendoja, le të gjelbërojë kjo pemë, krahas të tjerave, në shenjë nderimi për Dritëroin e Madh, në emrin tim, në emër të babait tim, që kish dëshirë ta dridhte edhe njëherë një cigare, mbi një ugar të vendlindjes, me Devolliun e papërsëritshëm, në emër të gjithë bashkëfshatarëve të mi dardharë. U mbollën disa pemë, krahas atyre, që ishin mbjellë në fazën e parë. Miq e shokë, kolegë e të afërm, të ndihmuar edhe nga punonjësit e Bashkisë, krijuan një ansambël ku refren ishte Dritëroi dhe vepra e tij.
Më pas aty mes trugjeve të lënë apostafat si ndenjëse prej pemëve të vjetra të prera, u hapën shishet e pijeve freskuese, që shoqëruan kuvendimin e devollinjve kryeqytetas.
E mbushur plot emocione, duke zbritur kodrinën, për në Tiranën e zhurmshme, Tiranën e kontrasteve, zemrën e Shqipërisë,që i ndizet dhe i fiket qiriri i shpresës nëpër duar, më shoqëronte Dritëroi dhe vargjet e tij.

Një shkrepse

Ndizmë vëlla një shkrepse,
nën qiellin e zi
Një shkrepse të brishtë shprese
në errësirën me shi.

Në errësirën e dhjamur si pelte
Kur ndihet të zbresë acar
E dini cdo të thotë një shkrepse
Një fije e hollë si bar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s