ZYBA HYSA: TË JETOSH PËRTEJ TË MIRËS E TË LIGËS, DO TË THOTË TË ARRISHE SFERËN E PARAJSËS SHPIRTËRORE… (Esse filozofike) / Nga: Zyba Hysa

ZYBA HYSA: TË JETOSH PËRTEJ TË MIRËS E TË LIGËS, DO TË THOTË TË ARRISHE SFERËN E PARAJSËS SHPIRTËRORE…
(Esse filozofike)

 

Nga: Zyba  Hysa

Të jetosh me të mirën e të ligën, thjesht të jetosh sic të vjen jeta, pra sic e themi shpesh në kohën moderne, jeto dhe shijo çastin.
E tillë jetë kalon pa lënë gjurmë dhe çdo ditë është një fillim që s’ka vazhdim dhe njeriu mbetet përherë i boshuar brenda vetes, duke e lëshuar jetën në shina pa frena, pa stacione dhe pa kujdesi në shpejtësinë e saj dhe kjo mund të shpjerë në katastrofë, por katastrofa më e madhe është s’e nuk ke mundësi të shikosh pas, por vetëm tek këmbët për të rrëmbyer ç’të mundesh, pa menduar se çfarë ka më tej e çfarë lëmë më pas… kështu jeta shkëputet nga jeta dhe qëndron përherë në stard e ne nuk e kuptojmë veten tonë, nuk e kërkojmë veten tonë dhe nuk e realizojmë veten tonë.
Mijëra, miliona e miliarda njerës kanë jetuar dhe jetojnë në këtë botë, por as një e milionta, as një e miliardës, nuk kanë lënë gjurmë për të treguar udhën brezave që kanë ardhur më pas, apo që do të vijnë më pas.
Lind pyetja: Janë fajtorë këta njerës që erdhën dhe ikën pa zhurmë, pa gjurmë, sikur të mos kishin ardhur fare në këtë jetë?
Jeta është një dhuratë që u jepet të gjithëve, por këtë dhuratë duhet të dishë ta çmosh, duhet të dishë ta përdorësh atë, për të arritur perfeksionin e saj duke krasitur me dhimbje veset dhe pasionet e mishit dhe të gjakut duke kapërcyer botën e prekshme, për të hyrë në botën e ndjenjës, përtej të mirës dhe të ligës, në atë sferë ku prof. dr. Isuf Luzaj e quan “NIRVANA”.
Jeta e njeriut është si pema, si pjergulla, që po nuk u krasit, nuk mund të jetë e shëndetshme, nuk mund të prodhojë frute, shkurt nuk ka vlerë dhe duhet prerë, ashtu edhe njeriu, duhet të krasitë me dhimbje veset për te marrë frutet e fisnikërisë, siç janë virtytet. Njeriu pa virtyte është si një pemë pa kokrra.
Njeriu me vese, bëhet pre e instikteve, pra është shumë afër kafshës, njeriu që i krasit këto vese, është i guximshëm, i durueshëm dhe fisnik, ai njeri përmes dijes së vazhdueshme, ka arritur në përfundim të kuptojë jetën, e cila është një brez sulmi që duhet kaluar me guxin, se siç thotë Buda “Prezenca e vuajtjes, është esenca e jetës” ndryshe do mbetesh në llumin e veseve shtazarake. Jeta s’është e lehtë, po këtu qëndron sekreti i saj, tek vështirësia, se sa më shumë ndeshemi me vështirësitë, s’kemi bërë gjë tjetër, veçse kemi “prerë” një degë të shtrembur për tu dhënë fuqi degëve të drejta të lulëzojnë.
Ashtu si një prind i mirë që kujdeset vazhdimisht për fëmijët e tij, përmes ushtrimit të vazhdueshëm, përmes shembullit dhe këshillimit që fëmijët të marrin elementet bazë të kulturës deri në një farë moshe, pra derisa ato të bëhen pjesë e jetës së tyre, njëlloj si ritet e fetarit, po ashtu edhe vetë njëriu duhet të ushtrojë trysni të vazhdueshme mbi veten e tij për të larguar veset dhe lulëzuar virtytet…

Kjo luftë e vazhdueshme, s’bëhet me komandë, as me program apo platformë, por me një lloj përpjekje misterioze, të vazhdueshme, e cila buron pa vetëdijen tënde, por që kërkon vemendje dhe vetëdije për të arritur në këtë lartësi jetimi, të cilën e quajmë “NIRVANA”
Jeta e njeriut është dëshira për të gjetur atë që na mungon dhe më të shpejta për tu përgjigjur dëshirave janë instiktet, pra ethet e mishit dhe të gjakut, të cilat brenda çastit duken sikur të mbushin dhe të kënaqin jetën, por në të vërtetë, janë këto që na e varfërojnë atë.
Nëse njeriu nuk e kupton se nga vjen varfëria e jetës, as për të kuptuar nuk do të ketë se si mund ta pasurojmë jetën, se jeta pasurohet duke mos përsëritur ato gjëra që të varfërojnë dhe është pikërisht kjo përpjekje për të hequr dorë nga ethet e mishit e të gjakut që të çon vetvetiu në gradën më të lartë shpirtërore, ashtu si një poet i vërtetë, një filozof i vërtetë, një profet i vërtetë…

Të jetosh përtej të mirës dhe të ligës, do të thotë, të arrishë sferën e parajsës shpirtërore…

NEW JEASEY CITY
10 MARS 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s