Fethi Sassi ( Tunizia)

 

Fethi Sassi ( Tunizia)
 
Fethi Sassi është poet tunizian i lindur në vitin 1962 në Nabeul. Ai shkruan dhe personalisht përkthen poezitë e tij nga arabishtja në anglisht. Ai është mjaft i njohur në Tunizi ku është anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Tunizianëve dhe i Klubit të Literaturës në qendrën kulturore të Sousse. Vëllimi i tij i parë,” Një farë dashurie”, u botua në vitin 2010 dhe u përkthye në Kanada në vitin 2017. Pas kësaj, “Unë ëndërroj … “dhe “Unë i nënshkruaj fjalët e fundit të zogjve” (2013);” Një qiell për një zog të çuditshëm” (2016), përkthyer në turqisht nga poeti H. Karahan (2017);” Si i vetmuar u rrit … një karrige “(2017). Vëllimi i tretë është gati të përkthehet në frëngjisht nën titullin” Ciel pour un oiseau étranger.”
Eshtë zëri më interesant i poezisë tuniziane, poezia e tij stimulon lexuesin për të ndjekur atë në ëndrrat e tij vizionare, ku shpirti është shkëputur nga trupi dhe udhëton në mënyrë të pavarur në kërkim të ndjesive, atmosfera delikate dhe e dashur, në të kundërt të trupit,të burgosur nga realiteti që nuk lë ikje në imagjinatë.
 
 
Një qiell për një zog të çuditshëm
 
Asgjë në fytyrën tuaj nuk zbulon orën e trazuar.
Nata ju pyet :
Kur mund të përgatisim valixhet tona
dhe përqafon një pemë që i ka thënë të dashurit të saj:
“Le të djegim një puthje të paturpshme”;
Edhe nëse era po kuron një hënë që luan me zare,
me një fëmijë jashtë shkollës herët …
Shkëlqimi i fundit po vizaton një buzë me një furçë
spërkatje të ujit …
Ai është ende duke pikturuar, një lutje të një kohe me pluhur;
duke u lidhur në vizion me një varr,
sepse gjumi i trëndafilit është zhurmë në sy
dhe shkëlqimi i fundit është thirrja që vazhdon.
 
 
 
Spërkat me heshtje
 
Ëndrra që dominon zërin tënd,
ishte kori i fundit, kur hëna nuk ishte në gjendje të bërtiste
Pak para mëngjesit
ne shohim nga atje ,
një dritë e largët që vjen nga lart
zbritur nga fyti i një ylli të duruar.
Qielli me krahë pi zhurmën e tij ndë gryka shiu.
Ai fik dritat yje, për të bërë gjumin e galaktikës.
Por me gjithë reflektimin e ngjyrave, reja është ende varur.
Ajo e liruar nga këpucët e saj me një aromë llaku plot heshtje …
e di shumë mirë se nuk ka forma qielli,
por gishtat e diellit varen në thithat e poezisë,
nën yjet që flinin…
 
 
 
Shqipëroi nga anglishtja: Marjeta Shatro- Rrapaj
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s