Netëve bëhem xixëllonjë / Poezi nga Seli Murati

Netëve bëhem xixëllonjë

Si një engjëll nate me krah të lehtë
marr udhën drejte perëndeshës së dashurisë
endem muzgut të përhimtë pa gjumë,
si shiu i vjeshtës e veshur me vesë
si pika të kuqe petalesh mbi buzë
si dallga që shkëmbit i lëshohet rënkimesh,
gërmoj nga errësira të zbardhë shpresën

Në qepallat e mia flenë ngjyrat
shohë avujt si freskojnë detin
yjet si e shndrisin mbrëmjeve qiellin
e tëra bëhem dritë
lëvizë hareshëm si lule dielli
pranverë zgjuar më ri
kërkoj të pushoj nën hije lulesh
ta ndjej pulsin e zemrës si të rreh
të ledhatoj me frymë

Kur nata të shtrin krahët
drejtë teje do vijë me valën e detit
si një pulëbardhë liqeni përmes errësirës
pamje e syve tu magjik më shfaqen fuqishëm…
me një rrahje të lehtë flatrash
më bën të vrapoj për tek ty…
bëhem xixëllonjë shpirtin tënd të ledhatoj,
me vargje poezie ndez yje dashurinë.

Është gjithçka e jotja sot
netëve si ëndrra që përkund gjumin
skutave të mia ti u fshehe me magji
nga vala e dashurisë stuhitë mi zgjon
si një tokë e etur që rrjedhë uji donë
drithërimë ngrohtësie më përshkon
kur ti vjen pranë e lehtë ndihem si flutur
je drita më e pastër rrezja që më ngroh
me atë shikim ma zbardhëllon agimin
vetëtimat e përflakura i zë me dorë
nga sytë e tu e marr shkëlqimin
je yll me shumë ngjyra
unë lule për kurorë…

 

Seli Murati

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s