Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja

 

Rërë në grusht

Në shkëmbinjtë këtu lart,
kam ndenjur kohë shumë.
Bëj të hidhem, 
pa parë sa poshtë është deti,
e dallgët dëgjoj
si mbyten e shuhen
në qetësinë shurdhuese
të mungesës së ajrit,
atje poshtë.
Duhet të hidhem pa parë poshtë.
Një çast mendoj se frika e lartësisë
do të më lërë këtu shumë kohë akoma.
Por nuk janë sytë që kanë frikë.
Sepse do të isha hedhur me kokë,
me sytë e mbyllur.
Në shkëmbinjtë këtu lart,
ka shumë ajër.
Ka zogj që fluturojnë mbi kokën time
e afrohen tashmë më tepër se më parë.
Kam humbur kuptimin e kohës,
por zogjtë afrohen çdo çast e më tepër.
Ka shumë ajër këtu lart që më rrethon
e pak nga pak
nuhatja çmësohet nga e kripura e detit poshtë.
Pra duhet të hidhem.
Me sytë hapur apo mbyllur,
tanimë nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka që hunda të mbushet me kripë,
e sytë të skuqen nga kripa,
e goja të mbushet me kripë,
derisa të arrij e të prek fundin.
E të ngjitem pastaj në sipërfaqe
e në grusht,
të mbaj mbyllur rërë të lagur nga fundi i detit.
Të vërtetoj kështu,
që preka fundin më të thellë të mendjes sime.

Por kam frikë nga lartësitë.

 

Pemë ulliri

Nuk kam unë moshë peme ulliri,
dhe pse nxjerr vaj nga më i miri,
kur dua unë.
Dhe vetë e bëj,
e vetë e pi,
kur netëve zgjuar poshtë pemës rri,
kur kokrrat zbresin vetë poshtë,
dhe tek mulliri shkojnë vetë,
e pastaj marrin tatëpjetën.
Nuk kam unë shekuj përmbi shpinë.
Por di ato që shumë dinë.
Me një pikë vaj shuaj habinë,
kur është në etje.
Sepse kam vaj nga më i miri.
Nga pema ime.
Pemë ulliri.

 

***

Shiko.
Dua ta dish.
Jam kaq e qartë në turbullinë time.
Kaq e qetë,
në fjalët që ti mendon 
se janë kundërshtime.
Në duart që lart ngjiten,
mos hidh shikime.
Se fjalët ndjenja shprehin,
e duan dëgjime.
Kështu futu thellë në turbullësinë time.
Se qartë thuhen fjalët,
nga zemra ime.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s