Poezi nga Anila Themiu

Poezi nga Anila Themiu

 

DORËZOHEM

Ku ta fsheh kufomën e dashurisë që vrava sot
Kam kohë që e kam vrarë ,brenda vetes
Sot e rivrava.
Me gjakun e derdhur nga mitra im bëra një thikë të mprehtë si shpatë
E vrava dhe të vrarë, e lashë
Bie erë kufoma e kalbur,
thonë pendimi do më kapi herët a vonë
Po unë do vrapoj me gjurmët e mashtrimeve mbi trup, në shpirt
dorëheqje s’ do jap, dhimbja vajton dëshirën brenda vetes
Me lotë në sy kam çarë monopate shmangiesh
Po as pendimi nuk më kapi
dhe atëherë unë e ribëja vrasjen.
Rebele e pakapshme .
Dorëzohem para një varri pa emër, që pret të varros kufomën e fundit.

 

ORA E TOKËS

8-9 e mbrëmjes,28 mars 2015
Fikur dritat toka njerëzore………………….
Pa ndotje sot toka
me dritë mbushur jeta
Ndizi sytë, zemër si prozhektor dashurie
Me ngjyrë si di
Rikrijo botën nesër, nga e para
Eva, unë. Adami, vetëm ti
Nesër një orë më pak në krahët e ëndrrës
një fëmijë dashurie më shumë,
të pastër e plot dritë
Fiki pastaj vetëm për një orë sytë, veç zemrën mos e fik.

Sot vetëm një orë bëjmë një përpjekje për shpëtimin e planetit duke fikur dritat, megjithëse diku digjen puse nafte, pallate hidhen në erë, armë prodhojnë fabrikat dhe…Kjo e keqe nuk ka shpëtim. Ndërrojmë nesër dhe orën dhe…asgjë . Vetëm në zemër të planetit fillon e bëhet errësirë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s