Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

 

shpërthimi

i pëlqeu vetja kishte çka të tregonte
ktheu të pasmet dukej hamshore
ndjeu ta mbërthenin rrezet e diellit 
gishtërinjtë e dragoit.

 

shtëpia me sy prej drite

para nisjes e ndrydha egon
kurrë nuk kam shkel mbi lule
lisave në kurorë si medaljon 
nga një këngë ju kam bërë dhuratë
në tokën e veshur me blerim
qëndisur me ngjyra dashurie
jam dehur mrekullisht
zemrën e lash të prij
mbushur me aromën e luleve
koha për ftesë bukuri
eja si zogu në kërkim të klimës
në shtëpinë sy drite.

 

 

për pak diell

krejt sendet vyshken kur humbet shpresa
të gjitha portat mbyllen mjeri ai që nuk beson
si dorëzohet njeriu kaq lehtë 
ka kohë me bind veten vertikalisht ka shpresë
merre pak diell terri nuk ekziston

dimrat vijnë kur ne i thërrasim
krejt beharin acari e përcëllon
Zoti këtu të dha parajsën
mjafton ti hapësh sytë e të shikosh.

 

udhëtarë jemi

gardiani kur shfaqet
nuk ka më mirë se kur je i ndriçuar
me burimin e dritës 
mbuluar si me pelerinë

Në piken kufitare
Shpirti i zhytur në mëkate
shpirti i nxirr kërkon mu pastruar
po koha më nuk mjafton

dërgohesh në shtëpinë
pa dyer pa dritare
është vepra jote e mirë
që si dielli ndriçon.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s