Poezi nga Ilmi Cani

Poezi nga Ilmi Cani
 
 
DITAR
 
Dje isha një mbret pa fron, mes librash ku lulon poezia,
ku serviret raki e nuk të deh rakia.
Dje isha vetëm mes përçmimit e dashurisë njerëzore,
mes njerëzish të fjalës e të dritës njerëzore.
Sonte jam mendimtari që përcjell natën
me lehjen e qenve, nën dritën e Hënës;
E ftohtë por krejt engjëllore më zgjuan dallëndyshet, që këndojnë herët e glasat mi hedhin në shtrat.
Dola në rruge me fytyrën e nënës.
Hej nata ime-natë e begatë.
 
 
***
 
Edhe kur të vdes, vetmi s’ do ndiej,
atje nën dheun tim, jam me krimbat që do më hanë,
që hanë njëri-tjetrin, që t’ jetojnë trupit tim.
Hehh!! Ata pelivanët, s’ kërkojne kurrë ndjesë
As nevojën për ndjesë, s’ do ta ndiej.
 
Marrin frymë, frymësuar nga trupi im.
Hanë jashtëqitjet, deri, endësat e të tjerëve.
Hanë njëri-tjetrin.
Shpirt’ i tyre, është ushqim.
 
Dikah; qiejsh,
ka vetëm një qiell, që është qielli im.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s