Poezi nga Lili Bimi
EJA!
Eja me zog malli
Në Shkodrën time krenare
Të lëshojmë një pëllumb të bardhë
Drej qiellit të lumturisë .
Të puthim ditën
Me buzë stine
Të prekim gurët e kalasë
Së Rozafasë.
Të shikojmësi derdhet qetë Buna
I ashpër Lumi Drin.
Eja t’ia shtrojmë një gotë verë
Ta derdhim buzëve.
Eja Me erë pranvere.
Eh sa stinë të kam pritur
O zog malli !
NJË NATË, NJË MIJË VJET
Dua të jetoj me ty
një natë pafund,
Një natë të gjatë
një mijë vjet.
Të shikoj sytë e tu
Të lexoj mendimet
që rrjedhin si lumejt.
Të ndiej dëshirat e tua ,
të hy brenda në trupin tënd …
Të bëhëmi një.
Të hy në zemër
Në mendjen tënde .
Dua të shkatërroj kohën
Që më bën të rri larg teje.
Nuk dua të jem pa Ty .
Në pafundësinë e Universit!
TË KËRKOVA
Edhe këtë natë të kërkova
Po s’të pash askund
Në shpirtin tënd të qeshur
Lumturin dua të gjej.
E di !
Jam veshur trupit
Si kulpra rrapit
Të kam mbuluar
Më gjethe dashurie.
Kur të prek nga larg
Bëhem natë pa gjumë .
Dallgë jam bërë
Udhëtoj me një ëndërr
Që po bëhët diell.
Mos më lë të digjem edhe këtë natë
Sillma këtë ëngjëll
Te m’i fshij lotet sa ky grusht
I madh i rëndë.
ËNDRRA E NJË BOTE TË RE!
Dua të jetoj në këtë botë
Me Ty
Të ndjej aromën e një luleje
Të posaçelur.
Dua të mbledh
Gjethet që janë tharë
Dhe në vend të tyre
Të vë buzëqeshjen
Të sjell Pranverën.
Dua të rrëmbej
Ndjenjat tua që nga djepi yt
dhe të ndihem e rigjallur
Të hyj n’ëndrrat tua
N’ëndrrat e një bote të re
Pa dhimbje ,
Pa urrejtje ,
Pa luftë.
DUA NJË BOTE TË RE…!
Advertisements