Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

dëshirë

Sa dua të më njohësh
ta ndjesh çfarë ndodh me mue
je ajri që më përshkon tej përtej
më ban me u ndje I magjepsun!
prej magjive të panumurta
që I nxjerr nga mangët
fole dëshirash të bukura

vetëm emri yt
më mbetet gjithë kohën mendjes,
deri sa në gjumë të shkurtër
më ndalon, vonë, mbramja.

Hyr brenda meje,
e zbuloje vuajtjen e dëshirës
që don me prek stolitë
në burgun e lirisë, brenda teje!

 

sinjal

Udhëtoj në autobubusin e unazës së re
i lodhur nga dita që u mbyll,
mbi karrigen e fortë plastike mbështetur
mezi i mbaj hapur sytë për të mos u kotur,
për të mos fjetur…

Ndër kohë anash meje papritur fërshëllen sinjali i urgjencës,
patjetër dikush ka nevojë për ndihmë, duhet të shpëtohet,
shpejt shpejt, por ka aq shumë trafik
nuk ka ku të kalojë dhe drita sipër tavanit të bardhë,
rrotullohet si e gjithë bota,
rreth telasheve e halleve,
pa mundur të kalojë prej lëvizjes,mes makinave mbetet

“Hapeni rrugën!” – desh thërras, ndërsa mendoj me vete
“Bëni mënjanë!
“Kushdo qoftë duhet të shpëtojë
hapeni udhën ta ketë të lirë
të shpëtojë doemos!”

Shqipëria ime,e dashura ime
që të shpëtosh ti, duhet bërë çmos!

 

parfumeri

Në dyqanin e parfumerisë shkova dhe formulova pyetjen,
për gjërat që shiteshin aty

“Ky parfum është për burra,”- më shpjegonte shitësja
“ky këtu për të rinj,
ndërsa ky parfum është për gra
ky tjetri për vajzat në punë,
ndërsa ky tjetri,
kur vajzat shkojnë në takim”

Në një raft veças e pashë edhe një parfum tjetër
“ky është… dhe më pa me një palë sy
“është …pëdoret kur vdesin,…për njerëzit,
…pra , për njerëzit kur vdesin”

“Ma jep atë parfum!” – i thashë pa u menduar shumë,
“se ne… të vdekur jemi!”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s