Poezi nga Sadbere Gagica Spahija


Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

SKAJEVE PA FUND

Natë e ftohtë
Është futur nën jorgan
Korridoreve pa dritë
Unë zgjas hapat e mi
Zhurmë çizmesh diku dëgjoj
Ëndrrat duan të m’i përpijnë
Edhe mua
Si hingëllimë kuajsh sillen
Skajeve të pafund
Mureve të dhomës sime
Trokojnë si nëpër Trojë
Derën ma thejnë me thundra të hekurta
Hijen time duan të ma vrasin
Zvarrë të më tërheqin
Shpirtin ma torturojnë
Si fantazmë hamletiane
Më duket kjo dhembje!

 

MBI URËN E KUJTIMIT

Rri ky lot pezull sonte
Mbuluar e kanë retë e mllefosura
Pluhur pas këmbëve të atit
Më rëdon kjo harresë
Gur mbi vargjet rri ky mall
E nesërmja me shi a diell
Në folenë e ëndrrave fle kjo stinë
Mbledh puplat e shpërndara
Lumenjve derdhet ky shpirt
Tretur është këtyre maleve
E malet e mia rrugë mbi kurriz
Ku është ulur hëna
Me gjithë këtë bagazh të rëndë
Mbi urën e kujtimit një këngë
Një zë më grish
Në simfoninë e (pa)sosur
Mbi këtë zjarr jete
Digjem çdo natë.

 

TI NUK JE

Ai që të njoha një natë e një stinë
Ke ngjyrosur flokët me ngyrë vjollcë
Me aromë trëndafilash të ri
Tashmë je nisur si kjo erë
Që udhëve të vargut shushurit
Më ngjan se je fshehur në pyllin e Umbertos
Dhe shrkuan romanin e ri në rrugë
Ti veç po ik nga ky log malli
Pa zhurmë nëpër fjalë
Po jeta i paska më shumë se njëmijë e një net
Në kullën e vetmisë thur ëndrrat e mia
Jashtë fryn erë që s’mund ta ndalë
Pranvera më duket pa lule e ngjyrë
Pa asnjë zog nëpër ketë qiell të hirtë
Koha paska mbetur pa unazë në gisht
Unë jam strukur në guacën time
Dhe pres
Ndoshta do të vish me një yll në dorë?!

 

ERDHE

Fshehurazi naten vone
Kur po e mbyllja ditarin
Dhe lirikat e shkruara
Me lot dhembjesh
Tani mos ik me
Udhet do t’i ze me shkembinj
Detet me rrjeta
Qiellin me zogj
Do mplakemi ne vargje
Endrrat kur te sosen
Do hap serish dritaren
Te te fus ne fjale
Erdhe nje nate
Kur digjesha ne vetmi
Erdhe
Te ruaj me xhelozi
Si syte e perlotur
Ah keto syte e mi!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s