Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

PSE O BABI ??!!

Të kërkoj,
Të kërkoj por ti je zhdukur,
Diku larg,
Je strukur.

Ku je sot,
Vetmia nuk më soset,
Të jemi bashkë si atëherë,
Kur në ditët me shi,
Më mbuloje me çadër dhe me ngrohje ti.

Por jo,
Sot nuk jam unë si më parë,
Vetëm trupi më ka mbetur,
Sepse shpirti im,
Tek yti është tretur.

Sot shiu më ka lagur,
Dhe lotët mi ka fshehur,
Sot retë,
Ëndrrën ma kanë mbytur.

Pse o babi,
Nuk jam më si më parë,
Që udhëtoja ndër përrallë,
E di ?
Sepse shpirti im,
Burgosur ka mbetur tek ti.

 

Humbja e pashpresë

Kërkova për një qiri,
Nuk kishte kafshë të pyllit që mbante kësisoj,
Kërkova një fener që të paktën të shihja nga hidhja hapat,
Por ujku, dhelpra dhe bufi nuk kishin nevojë për të.

 

Nuk jam ndryshe nga ju.

Menjëanë nuk kam pse rri,
Pse të mos futem dhe unë në lojë,
Pse si top më pasoni heshtjen,
Kam lojën për zemër.

Mos më lini veçmas,
Nuk jam ndryshe nga ju,
Por mbase,
Kështu ju duket.

Mos humbni kohën duke më përjashtuar,
Në lojë di të hy dhe vetë,
Por mbase dhe ta vjedh,
Kështu që bëni kujdes.

Do luaj me kukulla,
Me litar do hidhem ,
Do luaj sa jam fëmijë,
E pavarur dhe e lirë.

Nuk më bën xheloze shoqëria juaj,
Kam shoqet e mia dhe pa naze,
Më duhet t’ua them,
Se ne nuk jemi si ju.

Ju dini veç fjalë të mëdha,
Më mirë me ju nuk po përzihem,
Nuk dua t’u ngjaj,
Se fjalët e mëdha unë dot nuk i mbaj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s