POEZIA RAKELA / Nga: Rami KAMBERI

POEZIA RAKELA

 

Nga: Rami KAMBERI

E dija se po jetoja me një mbret.
Ligjeve të tij iu nënshtrova,
U bëra e vogël në dashurinë e vërtetë.
Natyrën, vjeshtën e bukur e harrova.

Brenda kufijve të gjeografisë dashuri, vetëm Syzanat e Maleve e dinë se si qëndiset shpirti që dashuron e, dëshiron të mbetet i dashuruar me dashuri, si bukuria e petaleve të lules n’maja malesh apo si fushës kur vjeshtën e rëndojnë frutat, që linden nga nektari i mjaltë që del nga thithet e jetëve, që duan të mbeten të shtrydhura nga dashuria që i lindë. Kuptohet, kjo panoramë dashurie apo gjeografi dashurie është edhe panoramë njerëzore, si nektar ndër nektaret e qenies sonë dhe, si gjithmonë ec mes dy rrugëve:

• më dashuro dhe,
• të dashuroj

Si pikënisje e jetësimit të dashurisë për dashurinë e cila di të degëzohet aty ku jeta e ndanë apo e lejon që të lulëzohet më tej, deri në përjetësi jete apo përjetësi kujtese.
Po si na duket dashuria apo çfarë është dashuria sipas poezisë Rakela, që na e zhveshin poezitë brenda koopertinave të librit “Mjellmë në mjegull” i poeteshës Rakela Yzeiri-Zoga, e cila, duke ecur gjurmëve të dashurisë, na mëson se dashuria është edhe një rrugë jete, që mund të mbetesh me:

lumturi 
• knaqësi 
• dhimba
• pllagë 
• kujtesë
• harresë

Dhe, po ta lexosh poezinë Rakela, po ta lexosh me gjuhën e shpirtit të dashurisë, do ta kuptosh se dashuria nuk është vetëm një e puthur apo një shikim i syrit, për të cilën dashuri njeriu ndjehet i varfër karshi dashurisë që na e pikturon poetesha përmes poezive, si:

“Tek shkelja gjethet e zverdhura
të vjeshtës
Mendoja të shkelja dhe
kujtimin tënd.
U zgjua shpirti melankolik i fjetur
Dhe thirri fort:”S’të dhemb, të dhemb?!”

A nuk janë një piramidë dashurie vetëm këto vargje të poezisë “Dhimbje”, me të cilën poezi poetesha Rekela Yzeiri-Zoga e mat dashurinë me gjuhën e shpirtit të dashurisë. A nuk shihet qartë se peshon dashuria në qenien njeri, njeri, i cili nuk i lejon dashurisë rrugë të reja pos rrugës që ia fali ecjet e para.

Rakela Yzeiri-Zoga

Le të kthehemi prapë te dashuria, si lulishte jete, ku poetesha ka dëshirë të mbetet e dashur, e ledhatuar dhe me sytë e saj ta kafshoj atë bukë dashurie, që gjithmonë mbetesh me urinë të dashurosh:

“Unë e di, ti s’je si të tjerët,
je perëndi.
Në u dash të kem një zot në zemër,
Ai le të jesh ti…”

Me sa forcë shpirti e me sa dashuri të madhe e tregojnë dashurinë për dashuri vargjet e poezisë “Dhuratë”, ku poetesha, duke e bërë portretin e të dashurit e rihap edhe shtegun dashuri, brenda hapësirës kohë për dasguri.
Pikërisht këtu qëndron edhe madhështia e penës Rakela, duke na u shfaqur edhe si model për kohën se si mund të lind një poezi dashurie, ku fjalën e ka dashuria.
Siç kuptohet nga vete tema dashuri, që e trajton poetesha Rekela Yzeiri-Zoga, dhe siç u tha më lartë se dashuria është një gjeografi e madhe edhe poezia Rakela në librin “Mjellmë në mjegull”, ka shtrirje dhe atë:

• dashuri jetike
• dashuri për tokën
• dashuri për njerëzit
• dashuri për kujtimet
• dashuri malli etj.

Dashuri, që gjallërojnë librin në fjalë, dhe që e detyrojnë poeteshën të ec me forcën krijuese drejt pirgut, që në kuptim të vështrimeve letrare merr emrin poete. Poete, e cila udhëton me vetveten, duke bërë portrete me të dhëna:

• dashuri
• kohë

Dhe, përmes figurave e motiveve lirshëm depërton në ide, deri të imagjinata për t’iu ofruar realitetit jetik. Kuptohet mes qëllimeve, si:

• poezi dashuie, që thurret me ndjenja dashurie
• poezi, ku dinamika jetike e ka fjalën
• poezi, kreative brenda fuqisë së intelektit poetik
• poezi, brenda tekstit poetik
• poezi, e preokupimit poetik

Jo rastësisht them kështu, mbase, duhet të jemi të vetëdishëm, se: brenda poezisë Rakela duhet të shohim edhe arsyen e dashurisë, që sipas vetë librit “Mjellmë në mjegull”, duken sytë jetë, që bejnë thirrje të kuptosh se dashuria është ajo, që të fton t’i mbetesh besnik dashrisë, që poetesha me gjuhën e shpirtit të dashurisë e ka qëndisur me dashuri.
Fundja, për të mbetur i kuptuar, do të mjaftojnë vargjet e poetes, drejtuar sa për miq po aq për lexuesit:

“Miqtë, s’desha t’i humb asnjëherë.
U linda e qelqtë, tepër e sinqertë.”

Ja, kjo është poezia Rakela, që më joshi me librin e saj “Mjellmë në mjegull”, më shumë se një vit, të eci ndër poezitë e poetes Rakela Yzeiri-Zoga, jo për ta thënë fjalën time, por për t’i treguar poetes se mes thinjave të jetës m’u shtuan edhe disa thinja që ta kuptoj dashurinë ndryshe nga sytë e malësorit, që dashurinë e çel edhe n’palc të gurit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s