Entela Kasi : Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë! / Politiko.AL

  Entela Kasi : Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë!   http://politiko.al/nese-neser-nuk-do-te-jem-dot-ne-kukes-atehere-do-kemi-mbetur-rrugeve-te-kombit-duke-u-endur-ne-askund-por-ne-skllaveri-te-plote/   Për ngjarjet e ndodhura së fundmi në … Continue reading

EDHE ZOTI GABON / Tregim  nga Hamit Taka

EDHE ZOTI GABON

 


Tregim  nga Hamit Taka

Unë ngjaj pak me drerët, të cilët gjejnë ndonjë shkëmb të pëlqyer dhe gjithmonë hipin mbi të, për të soditur gjithçka brenda horizontit. Edhe vendi im i preferuar i fëminisë ishte një gurë i gjerë dhe i lëmuar, i cili ngrihej i bardhë në mes të një gjiri të vogël shkëmbor buzë detit. E, që mund ta arrije shkëmbin, duhej hedhur në ujë, çka unë e bëja këmbëzbathur. Guri ishte aq i gjerë, sa mund të më nxënte fare mirë mua dhe një tjetër. E para ishte gjyshja, e cila e kishte pasur si ishullin e vet gjatë ditëve të ngrohta. Ajo më çoi e para atje. Pas saj, domethënë, kur ajo u nda nga jeta, erdhi Alban Sotiri, shoku im i fëminisë dhe i rinisë. Nuk mund ta llogaris ç’pjesë të atyre viteve aq të bukura kemi kaluar sëbashku tek ai shkëmbi , por di të vlerësoj sa shumë kam mësuar e përfituar nga shoku im besnik.

Albani ishte një personazh mëndjehollë dhe vëzhgues, shoqëria e të cilit më pëlqente pjesërisht ngase ishte mëndjeprehtë dhe origjinal dhe, pjesërisht ngase kishte një qëndrim, që mua më bënte të ndihesha mirë. Dy vjet më i madh se unë, ai dinte më shumë dhe mund të më thoshte shumë gjëra që unë kisha dëshirë t’i dëgjoja. Me të kënaqej kureshtja ime për shumë të panjohura. Ishte tolerant ndaj të metave të mia, kurrë nuk i pengonte dhe nuk u vinte fre atyre që thosha unë. Ai ishte i prirë për rrëfenja, ndërsa unë për analiza. Atij i pëlqente të informonte, ndërsa mua të pyesja, ndaj shkonim vaj me njëri-tjetrin, zbaviteshim shumë, por edhe përfitonim nga marrëdhënia jonë e ndërsjelltë.

Eshtë e vërtetë, lexues. Unë e dija dhe e ndiej këtë dhe, ndonëse jam një qënie me të meta, me shumë gabime dhe merita, kurrë nuk u lodha me Alban Sotirin dhe as nuk reshta së ushqyeri për të një ndjenjë dashurie aq të fortë, të ëmbël e të respektueshme, sa çdo ndjenjë që më ka gjallëruar ndonjë herë zemrën. Si mund të ishte ndryshe kur Albani, gjithnjë dhe në çdo rrethanë, më shfaqte një miqësi të thjeshtë dhe besnike, të pandikuar nga gjëndja shpirtërore e keqe, e patrazuar kurrë nga pezmatimi.

Me që ju tregova që në fillim atë ngjasimin tim me drerin e malit, po ju tregoj tani vendin tim të preferuar në fillim të vitit të parë universitar. Ishte borduri i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga e djathta kur e shikon nga korpusi i Universitetit të Tiranës, pikërisht atje pranë dekanatit të Institutit të Lartë të Arteve. Atje zakonisht rrija me një shok tjetër, një farë David Mark Deda, prej Shkodre, i cili ishte në vitin e dytë të dramaturgjisë. Mbrëmjeve të kthjellta e të freskëta ne sodisnim atë lumë njerëzish në shëtitjen tradicionale të kryeqytetit, që ngjante me sfilata mode dhe mua më dukeshin aq të bukur e të lumtur, sa nuk mund t’i gjeje gjetiu në botë. David Mark Deda ishte një tip me temperament të gjallë dhe me një sens humori zbavitës. Shoqëria e tij më pëlqente nga që ishte shkodran, nga që ishte student i arteve, por edhe pse kishte një vit përvojë në Qytetin Studenti. Aq më tepër ishte një prirja ime të shoqërohesha me shokë më të mëdhenj në moshë.

Deri tani ju duket sikur kam dëshirë të flas më shumë për vete, gjëra krejt të parëndësishme, por këtë e bëj për të dëshmuar ndikimin e madh të personazhit të tregimit në formimin e karakterit tim, jo vetëm se për mua ai kishte zënë vëndin e vëllait, mësuesit dhe, së fundmi, të shokut, por, mbi të gjitha, këtë s’e kam dyshuar kurrë, ai mund të bëhej një fenomen. Pranë tij munda të merrja një edukatë të shkëlqyer pune, isha i dhënë pas mësimeve dhe kisha dëshirë të shkëlqeja në gjithçka, siç shkëqlqente ai; po aq kisha kënaqësi të madhe t’u pëlqeja mësuesve, sidomos atyre që i doja; më shumë pëlqeja ata që shpjegonin bukur, nuk duroja dot ata që bënin ironi me nxënësit. Mund të themë me krenari se përfitova nga avantazhet që më afronte ai djalosh, sa inteligjent aq edhe simpatik.

Por ç’them unë, se Albani mund të bëhej një fenomen, ai ishte fenomen. Për të, edhe aq sa jetoi, mund të shkruhet një roman e jo një tregim mediokër si ky imi. Kur dikush pyeste drejtorin apo ndonjë mësues të shkollës sonë për nxënësit më të mirë të klasës apo të shkollës, ata përmendnin një dyzinë emrash, por jo atë. Dhe, kur dikush, që e njihte mirë, pyeste: Po Albani? Arsimtarët tundnin kokën në shenjë pohimi dhe përgjigjeshin: Ah, ai është i veçantë.

Ngjarja më e habitshme, që i la gojëhapur nxënësit e gjimnazit dhe gjithë banorët e qytetit, për të cilët emri i Albanit ishte bërë shumë i njohur nga rezultatet e shkëlqyera në mësime dhe gjithë ballafaqimet mes shkollave apo individuale, ishte e drejta e studimit në Institutin Bujqësor të Kamzës. Më pas kjo ngjarje u kthye në plagë për ndërgjegjen e vet qytetit. Ato ditë, lashë plazhin e çdo gjë pas dore dhe nuk iu ndava mikut tim. Por, më pas, u bëra pishman vetëm për një rast, që nuk do të më shlyhet kurrë nga kujtesa. Shkurt, nuk do të doja të ndodhesha në atë çast në vendin e gabuar. Por prapë themë, mirë që u ndodha.

Duke shkuar te guri ynë i lëmuar, pamë Maksin, bashkëmaturantin e tij, tek dilte me familjen e tij nga hotelturizmi. Sigurisht kishin festuar fitoren e tij në fakultetin juridik. Maksi ishte një nxënës mediokër, i cili çdo mëngjes priste Albanin të kopjonte detyrat e matematikës e fizikës, në mësimet përgjigjej si papagall dhe merrte nota mesatare e mbimesatare në sajë të motrës, që punonte në komitet. Ai, sa na pa, e la familjen dhe na u bashkua me një buzëqeshje të shtirë, që, pas pak, e quajta ecinike. I dha dorën Albanit në formë ngushëllimi dhe i tha:
– U habita kur mësova se ty t’u aprovua e drejta e studimit, për agronomi. Ti ishe nxënësi më i mirë.
– Faleminderit për merakosjen tënde, por mua më pëlqen dega që fitova. Çdo rrugë të çon te suksesi, në se je i aftë e punon për të, – ia ktheu Albani.
– Sinqerisht ndihem edhe unë keq. Vërtetë habitem, unë me nota më të ulëta, fitova juridikun, ndërsa ti i shkëlqyer, fitove agronominë…
– S’ka pse të vjen keq, për gjëra që nuk varen nga ti.
– Jo, po… Do t’i themë një herë motrës ta shikojë këtë punë…
– Mos i thuaj asgjë motrës, se as nga ajo nuk varet, – ia mbylli bisedën Albani dhe iku pa ia dhënë dorën fare.
Isha dy vjeç më i vogël se Maksi, por nuk e gëlltita dot atë pilulë helmi që i dha Albanit në ato çaste.
– Pse ia the ato fjalë? – i thashë me inat.
– Ç’të duhet ty, o kastravec? – ma ktheu.
– E kam shok të mirë, – iu përgjigja.
– Ia thashë ta marrë vesh ai dhe ti sa vleni, – m’u përgjigj me atë cinizmin e papërfytyruar për një gjimnazist.
S’u përmbajta dot dhe i dhashë një grusht në stomak, sa u palos më dysh. Albani dëgjoi klithmën e tij dhe u kthye me vrull, më mbërtheu krahët dhe më tërhoqi me forcë.
– Eja të largohemi sa më parë nga ky njeri, – më tha dhe më tërhoqi për krahu.Pastaj vazhdoi:
– Më nuk duhet të bësh gjëra të tilla në jetë.
– Vepraova ashtu nga zenërimi. Ai nuk duhej të thoshte fjalë të tilla si mburravec, – i thashë.
– Ashtu e mendoi ai. Njeriu është i lirë të thotë atë që mendon, – e mbylli atë bisedë.

Të nesërmen Albani ishte shtruar në spitalin e qytetit. Ishte në gjëndje të rëndë dhe me të merrej psikiatri. Pra, ishte me depresion të thellë. Për dy muaj rresht ai bënte vizita te mjekët dhe mjekohej rregullisht. Me afrimin e dimrit, kur u ftoh pak moti, e mori veten disi, por, nga ilaçet e shumta, kishte marrë një shëndet fiktiv dhe i ishte qepur një bardhësi shqetësuese e lëkurës. Me gjithë atë, me vullnetin që e karakterizonte, bëri ç’ishte e mundur ta vinte poshtë të keqen. Vërtetë ndihej lodhur dhe pa dëshirë për gjëra argëtuese, por asnjë herë nuk e humbi qetësinë, vullnetin për të avancuar në jetë dhe një sjellje të bukur me bashkëbiseduesit. Si një i ri, që donte të çante përpara, bëri ç’është e mundur, për të treguar se nuk u nënshtrohej rrethanave, por ishte ai që i menaxhonte rrethanat. Këtë e tregoi fakti që, ndonëse i nisi dy muaj me vonesë studimet, i mori të gjitha provimet me nota maksimale. Një shok i kursit habitej se si kishte fituar aq shpejt respektin e pedagogëve dhe studentëve.

Gjatë dy vjetëve, kur unë isha ende në gjimnaz dhe ai në shkollën e lartë, Alban Sotiri vazhdimisht gjente kohën e përshtatshme gjatë pushimeve, për t’u takuar te shkëmbi i gjerë e i lëmuar. Atje prisja gojëhapur mendimet e tij të avancuara. Asgjë s’të kushton dhe asgjë s’humbet të jesh i mirësjellur me të gjithë, më thoshte, sa herë më vinte inat, kur përshëndeste ndonjë, për të cilin isha i sigurtë se nuk e donte. Njerëzit, më thoshte, janë turmë, kështu janë gatuar, ata ose të grejnë në qiell ose të zhysin në moçal. Mes turmës ka edhe cinikë e ziliqarë, pse të mos jemi ne ndryshe nga ata? Një herë më kishte cituar Shopenhauerin: “Të jetuarit në kolektiv është instinkti i kopesë”.
Për mua dy vitet shkollën e lartë, kishin shërbyer për Albanin si kavanozi ku ishte regjur maturia dhe karakteri i fortë i tij.

Po ku ishte ndërkohë Alban Sotiri, kur unë shijoja lumturinë e të qënit student rishtar në Kryeqytet? Pse nuk i kaloja me të ato ditë të ëmbla kryeqytetase dhe lirie? Apo isha aq i pavlerë sa ta kisha harruar apo të isha lodhur nga shoqëria e tij e dëlirë. Sigurisht që David Mark Deda, të cilin e përmenda, nuk krahasohej me shokun tim të parë; ai më tregonte histori interesante plot humor dhe më përgjigjej për çdo thashetheme pikante që zgjidhja për t’u zbavitur. Ndërsa Albani, në se kam thënë të vërtetën, kishte aftësinë t’u jepte atyre që gëzonin privilegjin të bisedonin me të, shijen e gjërave shumë më të larta.
Por Alban Sotiri asokohe ishte i sëmurë dhe dukej se sëmundja e kishte mundur.

Ditët e para, pasi u sistemova në godinës e fjetjes numër 13, ai vinte gati çdo pasdite në Qytetin Studenti, ku takoheshim me mallë dhe shkëmbenim përshtypjet tona, që dukeshin aq të bukura dhe unë ndihesha aq mirë, tek shikoja shokun tim aq entuziast dhe plot shpresë tek e ardhmja e tij.

Një të të diel para dite, tek shijonim një kafe në një lokal të Qytetit Stdenti, më tha papritur: Të shtunën e kaluar, pasi u enda gjatë nëpër dhomë e korridoreve të ndërtesës, ku jam sistemuar sivjet, bëra një zbulim në vetvete: Gjatë dy viteve që kam kaluar në Institutin Bujqësor në Kamëz i jam nënshtruar një proçesi shndërrues, se mëndja ime kishte mënjanuar gjithçka që kishte akumuluar në të kaluarën dhe gjithçka që kisha huazuar në shkollë nga mësuesit, të cilët më pëlqenin dhe i vlerësoja. Pra, më dukej sikur kisha mbetur në atë elementin tim të natyrshëm dhe se kisha nisur të ndieja atë trazimin e emocioneve të vjetra. Nuk mund të thuash se më kishin hequr një pikëmbështetje, por sikur nuk kisha më motiv. Bota ime për vite të tëra ishte shoqëria ime dhe familja; përvoja ime kishte qënë rregullat dhe zakonet e tyre. Nuk ishte aftësia për të ruajtur qetësinë, që më kishte lënë në baltë, por nuk ekzistonte më arsyeja për qetësi. Ndërsa tani besoj se bota reale është e gjerë dhe se një fushë e larmishme shpresash dhe frikërash, ndjesish dhe emocionesh, më presin mua dhe ata që kanë guxim të bëjnë përpara në paanësinë e saj dhe të kërkojnë të njohin edhe përmes rreziqeve kuptimin e vërtetë të jetës.
Ja, thashë me vete, shoku im modest, që më duhet në jetë si drita dhe ajri.

Të hënën e javës pasardhëse Alban Sotiri u shtrua në spital, për mos të dalë më andej me këmbët e veta. I shkoja për vizitë sa herë gjeja kohë të lirë, por jo gjithmonë mundesha ta takoja; herë s’më linin rojet te porta e spitalit dhe herë s’më linin infermieret e pavionit. Kur arrija të hyja në dhomën e tij, vështroja me dhimbje krahët e tretur dhe buzëqeshjen e tij të dëlirë. Ndihesha mos më keq, gjunjëprerë, fyttharë sa mezi lëvizja këmbët e mezi mbaja të qarët. Ai gjithmonë përpiqej të më qetësonte, të më bënte të shpresoja se do të shërohej së shpejti dhe do t’u vihej punëve që kishte lënë prapa. Pastaj më porosiste të mos e kisha mëndjen tek ai, por të ndiqja leksionet e të isha i vëmendshëm në çdo gjë që dilte nga goja e profesorëve. Ama herën e fundit që e takova ishte dorëzuar, ai, stoiku më i madh që kam njohur.

Fundjavën para festave të nëntorit, të cilat do t’i kaloja në shtëpi, vendosa të shkoja dhe do të bëja të pamundurën për ta takuar. Duke u bashkuar me një familje që kishin vajzën të shtruar dhe unë u paraqita si vëllai, munda të futesha pasdite vonë në spital. U ngjita direkt në katin e pavionit ku ishte Albani, pa përfillur askënd. Tek po ngjisja shkallët, më erdhi diçka në mend që s’e kisha menduar kurrë më parë:
Sa e trishtueshme të dergjesh tani i sëmurë në shtrat dhe të jesh në rrezik vdekjeje! Sa e bukur është kjo botë… Eshtë e trishtueshme të largohesh prej saj dhe të dergjesh kushedi ku.
Tek hyra në korridorin e pavionit ndala një infermiere dhe i kërkova në ç’dhomë ishte shoku im, gjoja sikur shkoja për herë të parë. Ajo më tregoi dhomën e fundit fare në krahun tim të majtë, por më tha se nuk lejohej ta vizitoja.
– Çfarë e ke? – më pyeti si me dyshim pas pak.
– Shok, – iu përgjigja dhe, jo pa qëllim, i tregova librezën e studentit, gjë që ia çeli fytyrën. Pastaj e pyeta si ishte.
– Eshtë rëndë, – më tha ajo, duke pohuar edhe me kokë dhe bëri të largohej.
– A mundem t’i flas? – e pyeta prapa shpine.
– Nuk besoj të të lejojnë të futesh, – më tha duke ikur.
– Pse? – I thashë, por m’u duk se s’do t’më kthente përgjigje. Në fakt bëri dy-tre hapa dhe u ndal.
– Do të bisedoj me kryeinfermieren e pavionit, – më tha disi e keqardhur.
Mua më shkoi mëndja për keq dhe u nisa drejt cepit tjetër të korridorit. Një erë kamfuri dhe si uthulll e djegur më paralajmëroi kur iu afrova dhomës së tij. Duke shikuar nga dritarja e korridorit, ruajta sa doli infermieri me aparatin e tensionit në dorë, u sula brenda dhe mbylla derën. Në shtratin e Albanit, gjysma e të cilit ishte mbuluar nga perdet e holla të dritares së hapur, të cilat i gufonte era, pashë përvijimet e trupit në rroba, por fytyra ishte fshehur nga perdet. Atë çast erdhi infermierja që takova në korridor. Ajo më veshtroi paksa e inatosur, ndërsa unë u stepa.
– Kryeinfermieren nuk e takova, e kishin thirrur te një paciente në kllapi, – tha ajo. E falenderova për vëmëndjen dhe angazhimin. Sa doli ajo u afrova dhe u ndala ndanë shtratit. Dorën e kisha te perdja, por parapëlqeva të flisja para se ta lëvizja. Ende ngurroja nga frika se mos shihja ndonjë kufomë.
– Alban, – pëshpërita lehtë, – zgjuar je?
Ai lëvizi, largoi perden dhe unë pashë fytyrën e tij të zbetë, të hequr, por mjaft të qetë. Kishte ndryshuar aq pak, sa që frika ime u davarit në çast.
– Qënke ti, Dritan? – pyeti ai me zërin e tij të butë.
Oh, mendova, nuk do të vdesë, ata gabohen. Po të ishte ashtu, nuk do të mund të fliste dhe të dukej kaq i qetë. U afrova te shtrati dhe e putha. Ballin e kishte të ftohtë, faqet të ftohta e të hequra, po ashtu duart dhe kyçet, por buzëqeshi si dikur.
– Pse erdhe këtu, vëlla? Ora ka kaluar nga njëmbëdhjetë, ka disa minuta që e dëgjova infermierin, t’i thoshte kryeinfermieres.
– Erdha të të shikoj ty, Alban. Mora vesh se ishe rënduar dhe nuk mund të nisem për në shtëpi pa të parë e pa folur me ty.
– Pra, ke ardhur të më thuash lamtumirë. Je tamam në kohë.
– Pse,do të dalësh nga spitali? Mos do të vish në shtëpi me mua?
– Po, në shtëpinë time të përhershme dhe të fundit.
– Jo, jo, Alban…
Heshta i pikëlluar. Ndërsa mundohesha të gëlltisja lotët, Albanin e mbërtheu një krizë kolle, Shkova me vrap, por në dhomën e infermiereve nuk kishte asnjeri. Unë thirra në korridor me sa zë kisha dhe nxitova tek i sëmuri. Kur dëgjova zhurmë nëpër korridor, u futa me ngut nën krevatin që ishte bosh në anën tjetër të dhomës. Erdhën disa infermierë e infermiere.
– Kush thirri ashtu nëpër korridoret e pavionit si shtazë, – e pyeti njëra nga infermieret të sëmurin.
– Nuk kam dëgjuar asgjë, – u përgjigj ai me zë të mekur.
Unë shtrëngohesha të mos më dëgjohej as fryma e mos të kollitesha, se do të më dëbonin.
Pasi i matën tensionin, temperaturën dhe i dhanë shurupe të sëmurit, ata të personelit shëndetësor u larguan. Prita sa nuk dëgjoheshin më gjurmët nëpër korridor dhe dola nga nënshtrati.
– U plevitose poshtë krevatit, Tani, sot është mjaft ftohtë. Shko, se të vajti shumë vonë. Këtu e në Qytetin Studenti do një orë të arrish, – më tha dhe bëri përpjekje të më zgjaste dorën.
– Nuk shkoj asgjëkundi, këtu do të gdhihem me ty dhe nuk të lë më vetëm deri sa të shërohesh, – e kundërshtova. Ai vuri pak buzën në gas, pastaj më tha:
– Merr një nga batanijet e mia dhe shtrihu mbi krevat, se infermierët nuk vijnë më sonte.
– Jo, – e kundërshtova, – unë do të rri zgjuar dhe nuk dua batanije.
Ai bëri një përpjekje mbi fuqitë e tij dhe ia arriti të më hidhte një nga batanijet e shtratit të vet.
Pas kësaj sforcoje e shtrëngoi kolla më shumë. I dhashë shurupin dhe bëra si më tha, e hodha batanijen krahëve dhe u kruspullosa në krevatin tjetër. Pasi e qetësoi pak kolla, nisi të fliste përsëri me pëshpërimë.
– Jam shumë i lumtur, vëllai im, Tani, dhe, kur të dëgjosh që kam vdekur, mos u pikëllo, nuk ke pse. Një ditë të gjithë do të vdesim dhe sëmundja që po më merr, nuk është e dhimbshme, është e butë dhe graduale, mëndjen e kam të qetë. Pas lë familjen time të ndershme dhe një shok të sinqertë si ti, që do ta ndiejnë mungesën time. Duke vdekur i ri do t’u shpëtoj shumë vuajtjeve, por në jetë kam korrur dy fitore: pata një shok besnik si ti dhe kam bërë ç’mund të bëja.
Gëlltita lotët, u çova dhe e shtrëngova fort edhe një herë në gjoks. Më dukej se nuk mund ta lija të shkonte. Rrija me fytyrën e fshehur në qafën e tij. Pastaj ai më foli me zë shumë të ëmbël:
– Sa i qetë ndihem, që të kam pranë. E kollitura e fortë më ka lodhur paksa. Më vjen gjumë, por mos më ler, Tani!
– Do të rri me ty, vëlla, askush nuk do të mund të më largojë, – iu përgjigja dhe u shtriva.
– Zure ngrohtë, i dashur, më tha pas pak.
-Po.
– Natën e mirë, Tani!
– Natën e mirë, Bani!

Kur u zgjova ishte ditë. Më zgjoi një lëvizje e pazakontë. Ngrita sytë, dikush më kishte kapur krahun, si të isha i sëmurë dhe donte të më ndihmonte të çohesha. Ishte infermierja e re që kisha takuar mbrëmjen e kaluar.
– Çohu, – më tha se do ta çojmë në morg.
– Kë? – e pyeta dhe brofa përpjetë.
– Shokun tënd, nuk e ke parë, ka ndërruar jetë?… Mbaj mend që lëshova një klithmë:
– Oooh, vëllai im!- dhe rashë mbi të.

Erdhën plot njerëz nga të spitali, të personelit e punëtorë.
– Të rroni vetë, – dëgjova korin e zërave të tyre.
– U thashë se jeni vëllai i tij, kur të gjetëm në shtrat pas mesnate, – më tha infermierja te veshi dhe dukej shumë e pikëlluar. Kush e njohu Alban Sotirin dhe nuk do të pikëllohej për të.
– Ke thënë të vërtetën, – iu përgjigja.

Varri i tij ndodhet në varrezat e qytetit të vendlindjes. Mbi varrin e thjeshtë, si vetë ai, gjëndet vetëm një tumë me barë e lule dhe një pllakë mermeri, ku është gdhendur emri i tij dhe fjalët: “EDHE ZOTI GABON”.

 

Poemas de Lizette Ramírez Ferrer 

Poemas de Lizette Ramírez Ferrer 

 

Réquiem

En la morgue encendida de tu boca
esencia morada de tu blanca altivez
leve llovizna goteando en la roca 
aljibes vacíos que ahogan la sed.

Mueren los besos y la piel reprocha
querencia vedada en su redondez
marchitos versos, poesías y prosa
azules dormidos en su desnudez.

Asomado entre ráfagas, inspira
desdoblado, melancólico, infeliz
Desangrado en la sombra que delira.

En las sombras, musical es el ardid
vistiendo de homenaje a la mentira
infinita noche, presagiando el fin.

Réquiem para el que se fué…

 

Princesa rota

A veces
Te extraño más…
y tu recuerdo respiro
y el vacío de tus letras
me malogra los sentidos
en la lágrima, que inquieta,
está hilando las tristezas
más allá de la pureza
en traslúcidos zafiros
tan azules como el tiempo
que no encuentra los cimientos
de la historia que escribimos
con las voces del silencio
y secretos juramentos
con tinta sangre torcidos
en la roca que alimenta
al Excálibur que espera
la verdad que le libere
de los viles espejismos.

A veces…
Te extraño menos…
Cuando pienso que te encuentro,
cuando en mis sueños contemplo
el verdor de los caminos,
princesas, cuentos de hadas
adoquines y castillos
espadas, caballeros, filos
y perfumes asilados
por laberintos perdidos.
Estás
apostado en la salida
desesperado en la espera
como quien no se ha rendido
para hacerme prisionera
de esos besos clandestinos.

A veces…
Muero un poco
al extrañarte.

Poems by S. L. Peeran

Poems by S. L. Peeran
 
 
LORD KRISHNA
 
When evil spread like virus and passions grew.
When right was wronged and justice denied.
When for a pint of milk a child wailed.
When the seal of chastity was broken and polluted.
When the sky was darkened with sins of man.
When the rivers of milk and honey stopped flowing?
Where was the promised mercy?
Of Vishnu, the avatar to descend down.
Pitiful eyes looked for heaven for mercy.
To rid cruelty and banish terror.
To soften the stony hearts to butter.
To enlighten the mind and soul.
To expand the horizons of wisdom.
To shower down mercy and compassion.
To rid the evil of all sorts.
 
Lo! The heaven thundered with lightening and sound.
Trumpeting the onset of glory and majesty.
To take birth in a humble Yadav family.
To nurture ‘Kamadhenu’, the Gauri
To milch milk, butter for whole universe.
To rid evil from every corner.
 
To bless keys to open treasure of heart.
To teach passionless, sexless love.
To shower on every Gopi, Bhakta
Ever grace, beauty, peace shanti,
Prema, ‘Jyoti’ to light every home.
 
Now the times are ripe my Lord!
My Mehdi, my Masiha my love,
My cherisher, my redeemer
To descend down to redeem the sins.
 
LORD BUDDHA
 
Emancipated bony Siddhartha in austerity,
Giving up sustenance, on mere grain of rice.
In deep meditation to seek release from suffering.
A damsel of rare beauty and youth
Offers him as biksha a morsel of food.
Out of compassion and grace he accepts it.
Then the flood light of wisdom dawned.
The cosmos opened with expanding horizons.
 
A white winged Angel on Pegasus
Did not arrive to enlighten Siddhartha.
His deep meditation, struggle from within,
Self enquiry immense austerity opened the gates
To enable him to pronounce the whole Truth,
Of Ahimsa, Karuna, abstinence,
Of eight fold paths of righteousness
To break the chain of rebirth to reach Moksha;
Nirvana and absolute peace.
Release from suffering to enjoy ever bliss.
 
Buddha’s message is to break rituals,
Superstitions and create bonds between man and man.
 
 
 
WHITHER GREAT MAN
 
A long awaited Great man
Is a great disappointment
To the hungry weather beaten
Populace with gripping poverty.
Leprosy, with slavery around.
 
He was a humble unknown
Undescript carpenter
Without a foot ware or a comb,
Homeless, moving freely
With his home spun
Simple, humble teachings
“Turn your other cheek”
“Sell your shirt and feed the poor”
Many of his new gospel
Annoyed the Jewish priests,
Tax gatherers, usurpers.
They were inflamed.
Turned hostile to the Messiah,
Led him to crucify him.
Messiah disciples spread his words.
Through love and compassion,
Mercy, milk of human joys
Spread far and wide
Opening the hearts to Divine light.
Million bosoms were filled
With love, tenderness, blessings.
 
Now the times have changed
Freedom, liberty has ushered in.
Places of worship are deserted.
Hearts are empty, turned stony.
The Great man’s teachings
Turned to winds, to melt away.
iconic figure on cross
Dangling in chains around necks!
His statues erected.
But none with bare feet,
With overflowing compassion
To uplift humanity to grandeur.
 
 
 
ALL WILL DISSOLVE
(Poem based on Sufi, Buddhist, Jain and Vedanthic Philosophy)
 
Love calls for mutual adjustment
 
And deep respect for each other’s views.
Love is total submission to GREAT MASTER
 
And love is to please HIM.
In love there is no grievance, grouse or complain.
Just accept what is happening around cheerfully.
 
While ageing body withers and dissolves,
 
One need to accept the losing zest and zeal.
The creaky bones, the tasteless tongue,
 
The troubling bowels, the poor eye sight,
The lethargy, the forgetfulness.
 
The anxiety, the sleeplessness
Are signs of witheringness.
 
For inner light to glow and flow.
 
Bells of oblivion are ringing for me.
Reaching the horizons
The rainbows are visible on dark clouds
The cold freezing hands are about to touch me.
The past events corrodes my mind
With deep regrets and sorrows binding me.
 
My soul utters sighs and yearns for release.
I yearn for total peace, tranquility and solace.
Free from jeers, insults, worldly burdens.
Throw away the heavy Atlas on the shoulders.
Unborn tomorrow, dead yesterday,
Why worry about it when this moment be sweet.
 
Let me have sweet moments free from all.
No more anxieties, no more headaches.
No more worries, no more burdens.
No more questionings, no more pains.
No more injuries, no more complains.
 
Let all be gone, bygone be bygone.
O Soul, return to abode of peace
Leave this decaying body
And sorrowful world and greedy
And complaining dirty dozens in the mind.
Throw away the baggage on the shoulders.
 
With lasting love and memories
Let progeny live in peace and happiness.
 
 
 
SADNESS
 
I experience pain
With bitter thoughts
Depression, sorror and sadnes
For my joys and happiness
Has flown to oblivion.
 
Let me catch again those
Romantic moments
Those huggings and kisses
Those breathless stillness.
 
O love return to me
Those joys and lightness.
 
 
NEW WAYS
 
No more you need the myths
Of’ Moon eyed Hoories’
Of heaven of honey and milk
Of pain of burning abyss!
 
Which built the hopes
For better future on good deeds.
For hopes of Moksha
On acts of dharma.
 
No more you need
Religious spaces
For shared identities
For close bonds.
 
For peace to prevail
For tranquility to descend.
 
Now you need to break promises.
Tit for tat, eye for an eye.
No need for remorse, for repentance
No need of rivers to wash off sins.
 
 
 
FOR MY LOVE
 
How can I leave you?
Abandon you in this sickening place,
Leave you to fend for yourself
Amidst merciless, ruthless ones.
I will stand by you, defend you,
Conquer with all my might
The dirty dozen dwelling in and out
Of my selfish self centered self.
Enlighten with lightening swiftness
To subdue the evil ones
Troubling you, tormenting you.
My blessed ones single glance
Is enough for me to serve you
Till my last breath, dear me.
Believe me, trust me, my love
Is lasting for ever and ever.