Entela Kasi : Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë! / Politiko.AL

 

Entela Kasi : Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë!
 
 
Për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Kukës, protestën e qytetarëve dhe arrestimin e tyre nga policia, ka reaguar dhe Entela Safeti Kasi, shkrimtare dhe presidente e Albanian PEN Centre.
 
Kasi mbështet qytetarët e Kukësit dhe protestën masive të tyre; ndërsa shton se nesër do të jetë pranë qytetarëve për t’i mbështetur.
 
E kontaktuar nga Politiko.al, Kasi u shpreh se nesër do të shkojë në Kukës për t’u thënë të gjithëve atyre që kanë veshë; të mos luajnë me një popullin; të cilin i kanë ngulitur thikën në diktaturë e po ashtu në tranzicion, e jo vetëm, pabesisht e pa drejtësisht!
 
“Nesër dua të shkoj në Kukës, për të qenë pranë qytetarëve dhe banorëve të atij vendi që në kohën e luftës së Kosovës hapi dyert e mbajti tej çdo mundësie shqiptarët e Kosovës. Nesër dua të shkoj në Kukës, qytetin e nominuar për çmimin prestigjioz Nobel për paqe, të cilit prej ditësh i kanë tronditur paqen këtë parim e vlerë të njerëzimit.
 
Nesër dua të shkoj në Kukës, bash atje ku si në asnjë vend të Evropës lindore shteti diktatorial ekzekutoi me varje në litar poetin Havzi Nela pasi e akuzoi edhe për terrorizëm! Nesër dua të shkoj në Kukës, për të takuar miqtë e mi pa dallim bindjesh politike e ata si gjithmonë bujarë e plot dinjitet do të më presin për kafe diku tek American Corner apo kudo qoftë në qytet.
 
Nesër dua të shkoj në Kukës për t’i thënë të gjithëve atyre që kanë veshë – Mos luani me një popull të cilit i keni ngulur thikën në asht në diktaturë e po ashtu në tranzicion, e jo vetëm, pabesisht e pa drejtësisht!
 
E nëse nesër do të arrij në Kukës atje miqtë e mi vendasit, do të më japin kopjen e vetme të romanit ‘Të Korrat e Krishtlindjeve’, sepse pikërisht atje ka mbetur si mur gjaku monumenti i lirisë që nuk u ndërtua dot kurrë në këtë Shqipërinë e marrë peng nga politikanët që kurrë nuk vepruan dot si burra shteti! Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë!”.
 
E pyetur se si e sheh arsimin dhe kulturën në Shqipëri sot, ajo u shpreh, “Për aq sa fusha ime mbetet kultura edhe arsimi më lejoni t’ju sjell në vëmendjen e secilit prej nesh pikërisht këto vargje nga WALT WHITMAN – nga vepra letrare ‘ FIJE BARI’ “Kundërshtoni shumë, binduni pak” Se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë. Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fitoi dot përsëri lirinë”.
 
Më tej shkrimtarja solli në kujtesë edhe ngjarjen e djeshme ku u ndalua profesoresha dhe studiuesja e njohur Lori Amy.
 
“Ajo që doja të sjell në vëmendjen e shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë dhe klasës politike në përgjithësi është edhe çështja lidhur me Prof. Lori Amy, e ndaluar dje. Kur ndalohet një shtetase Amerikane mes Tiranës, studiuesja e njohur Lori Amy, autore e disa librave të rëndësishëm, Profesoreshë Universitetesh, aktiviste e të drejtave të njeriut, po ashtu një zë i fuqishëm për çështjet e diktaturave dhe traumave të shoqërive post totalitare, atëherë lind pyetja: – çfarë po ndodh aktualisht në Shqipërinë e vitit 2018?
 
Lori Amy, në vitin 2015 u shpall laureate e çmimit PEN Albania, si studiuese dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, me një kontribut të jashtëzakonshëm për traumat e shoqërive postdiktatoriale dhe krimet e komunizmit në Shqipëri dhe Evropën lindore. Mbrëmë vonë munda të komunikoj me Prof. Lori Amy, vetëm pasi ishte lënë e lirë në këtë vend ku liritë dhe të drejtat e njeriut e po ashtu siguria e jetës rrezikohen arbitrarisht nga një shtet i cili ende e sot nuk është i drejtë për të gjithë qytetarët e tij. Ajo çka ndodhi me qytetarët e Kukësit është tregues i autoritarizmit dhe rënies së demokracisë në Shqipëri”, u shpreh më tej Kasi.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s