Kujtoj një natë… / Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Kujtoj një natë…

Ecëm të dy atë natë
e nuk thamë asnjë fjalë,
qëndruam të heshtur gjatë
në bregun e liqenit me valë.

Ndër sy shiheshim e qeshnim,
në qiell me ne qeshte hëna,
muzgu që zbriste ngadalë,
na përshendeste lehtë,mirëmbrëma!

Goja jote atë natë,
thithte aromën pranverore,
flokët e zinj e të gjatë,
lëkundeshin si valët liqenore.

Buzëqeshja e lehtë, e ëmbël,
më jepte krahë të fluturoja,
atë natë m’u duke si një engjëll,
dëshiroja pranë teje të qëndroja!

Qiellin e zjarrtë shikonim
duke ecur pranë e pranë,
yllin që të dy dashuronim,
në sytë e njëri-tjetrit e pamë!

Me vështrimin në yjet e zjarrtë,
dashuroheshim atë natë pa kufi,
ne s’dinim të thonim asnjë fjalë,
veç përqafoheshim e putheshim përsëri!

Të doja,të doja,ah sa shumë,
nuk ta thoja dot me fjalë,
dashurinë me këngë ta shfaqja unë,
me këngën në gojë të puthja ngadalë!

Ti ishe i gjithë gëzimi im,
dhe s’jetoja dot larg teje,
në buzet e tua ndjeja lumturin,
ndjeja gjakun të rridhte ndër deje!

Buzëgjolit sa herë shëtisnim,
dëshiroja të thërisja emrin tënd,
në sytë e ty që shdnrisnin,
isha zhytur e kisha zënë vend.

Shpresoj përsëri do takohemi,
ndoshta natë do të jetë përsëri,
pas yjeve të dy do dashurohemi,
do dashurohemi të dy me dashuri.

Do flasim, si të pandarë asnjëherë,
dhe në fakt ne kurrë s’jemi ndarë,
dhe pse na ndan një det i tërë,
ne jemi po njësoj si më parë.

Do shoh fytyrën tënde të zbehtë,
dy sy të qeshur, të futur thellë,
gojën tënde dhe buzën e nxehtë,
dhe yjet do jenë lart në qiell!

Eja, shikoje e dashura ime,
strehzën tonë të vjetër,
ah sa shumë, sa shumë kujtime,
sa bukur ishte, ishte kohë tjetër!

Përloten sytë,
malli i një dashurie,
ecim, ecim të dy,
na ndjekin ca tinguj dashurie.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s