Unë isha lumë, ura ishe ti …. / Poezi nga Era Nil

Poezi nga Era Nil
 
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ….
 
 
Part I
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti
Shiheshim pagdhirë
mëngjeseve
Dhe putheshim të dy
Buzë më buzë
Gushë më gushë
Dhe sy më sy
Thonim…
Mirëmëngjes dashuri!
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ….
 
 
Part II
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti …
E shtrirë
Nën qënien tënde
Më quaje “goodness”
Më thërrisje hyjni.
Të puthja
Më puthje
Nën harqet e tua
Si adoleshentët
Bënim dashuri
Kokën ngrinim lart
Qielli na shihte
Me kaltërsi
Më vishje
Me krahë kalldrëmi
Gjithë xhelozi
Dita na shihte
Me diell
Dhe me shi
Hëna natën
Qiri ndriste
Tonën dashuri.
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti …
 
 
Part III
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti.
Brigjet lidhnin
Njëri tjetrin
Kur ne putheshim
Qerpik më qerpik, e
Sy më sy.
Nën degë jargavanesh
Koloviteshim
Magjishëm
Herë unë, e herë Ti.
 
Pjesë dashurish
Mbi lumë
Lundronin
Këpucë e vetmuar
E grisur
Tregon një histori
Një bisht cigare
Hedhur, tej
Oh, sa trishtim
Sa melankoli.
 
Fjetur në brigjet e tua
Një fustan kadifeje
I flaktë si shega
Më ndez zjarrin në gji.
Më shëmbëllen
Me sherebelin
E buzëve të tua
Atë puthjedashuri.
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ….
 
 
Part IV
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ….
 
Nata trokiste
Tak, dhe tak
Si një zonjë hijerëndë,
Askush s’e njihte
Shfaqet në derë,
Rrugët boshatisur
Veshur
Me petkun
E mëndafshtë.
 
Dritat ishin fikur
Ne flinim të dy
Mbi shtratin e lumit
Më ngrohje thellë në gji,
Më pëshpërisje
Puthje
Më përkëdhelje
Me dekor antikiteti
Plot hijeshi
Më bëre për vete.
Më shihje në sy
Dhuroje prekjet
Rreze dritë
Gjithë finesë
Si një Penelope
E madhërishmja perëndi.
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ..
 
 
End V
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ….
 
Ditët ecnin
Me diell me shi
Mbi ty shihja
Me qindra
Me mijëra
Dashuri
Kalonin, ato
Heshtur
Një nga një
Dy nga dy.
 
Marshonin
Perëndimet
Shumëgjyrësh
Një paradë
Telajosh
Mblidhej
Lart mbi Ty.
 
Kundroje
Me ëndje
Natën e veshur,
Stolisur
Me fustanellë
Me floket të dredhur
Me buzë, me sy
Me vështrimin e saj
Të grijtë
Me buzë magjepse
Ngjyrë qershi.
 
Lexoje
Me heshtje
Çdo ngjarje, e
Fotografi
Buzëqeshje
Puthje.
Në skajet
E çdo perëndimi
Përsëri,
Të shihja Ty.
 
Unë isha lumë
Ura ishe ti ….
 
#ERA #ERAPOETRY
©ERA – COPYRIGHT RESTRICTED
March 2018 Cikli “ Unë isha lumë, ura ishe ti…”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s