Kalendari poetik: Maya Angelou (1928-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

                            Maya ANGELOU

Kalendari poetik: Maya Angelou (1928-2014)

Maya Angelou, emri i vërtetë i së cilës qe Marguerite Ann Johnson, u lind më 4 prill 1928 në Saint Louis dhe ishte poete, aktore dhe balerinë amerikane. Në pesëdhjetë vjet veprimtari artistike shkroi shumë përmbledhje poetike, autobiografinë e saj të ndarë në shtatë pjesë, libra me esé, drama dhe programe televizive. Fitoi shumë çmime letrarë dhe u laurua mbi pesëdhjetë herë nga universitete të ndryshëm me diploma Honoris Causa. Në përvjetorin e 90 të lindjes, ta përkujtojmë me këtë shqipërim timin:

E JASHTME

Ne vdesim
Dhe mirëpresim Zogj Blu në nevojtore të errëta,
Që të mbytin qafat tona të zgjatura,
Zogj që na mbytin dhe s’e çajnë kryet fort
as ta dinë se
VDEKJA ËSHTË E BRENDËSHME.

Ne lutemi,
Duke shijuar ëmbël mes dhëmbësh gënjeshtra,
Barkas, përdhé para zotash të huaj,
Zota, që s’e dinë dhe as që duan t’ia dinë se
FERRI ËSHTË I BRENDSHËM.

Ne dashurojmë,
Duke fërkuar lakuriqësinë me doreza në duar,
Duke shqyer gojët në puthje me gjuhë,
Dhe buzët as që preken,
As e çajnë kryet të preken, nëse
DASHURIA ËSHTË E BRENDËSHME.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s