Poezi nga Adem ABDULLAHU

Poezi nga Adem ABDULLAHU
 
 
PO TË KISHTE ERË GËNJESHTRA
 
Ç’do të kishte ndodhur
po të kishte erë gënjeshtra,
të kundërmonte aromë…?
Ti vinte era nga largësia?
 
Eh, medet…
 
Po si do të shikohej
bartësi i gënjeshtrave. ..
Gënjeshtari?
 
Sa shikime do të ktheheshin vëngër
për të përmbushur kureshtjen…
Vallë si duket ky gënjeshtar i fëlliqur. ..?!
Ky pis… pisi.
Gjithëçka që flet, gënjen?!
 
Eh…
 
Po të kishte patur erë gënjeshtari. ..
Sigurisht nga larg do iknin njërëzit.
 
 
 
BËHUNI VEPËRMIRË
 
Për mirësinë është folur që nga krijimi i njeriut.
Librat e shenjtë kanë thënë:
bëhuni të mirë, bëhuni të drejtë,
bëhuni lehtësues e jo vështirësues,
bëhuni vepërmirë,
pas mëkateve e gabimeve
bëni punë të mira,
t’i shlyeni të këqiat e mëkatet.
 
Por e keqja vazhdon në mesin tonë.
Vazhdojmë të ruhemi nga miku,
sepse armikun e njohim,
i rrijmë larg atij.
 
Ruhemi nga ata që na shiten si miq,
e me të tjerë na shpifin një mijë e një të pabërë.
Ruhemi nga ata që i ka mbuluar harami
e ata janë të pacipë e të pabesim.
 
O Zot na ruaj!
Na ruaj nga fjalëmëdhenjtë që gënjejnë pa fije turpi…!
Nga patriotët që nuk e duan vëllain që ia ka lindur nëna,
e po i bie ta dojë shumë një çam apo një arbëresh…diku.
Na ruaj nga ata që çirren me fjalë të mëdha për atdheun,
e atdheun e kanë mall për kusuritje interesash meskine…!
Na ruaj nga gënjeshtarët e të humburit në pellgun e haramit,
zullumit e zilisë…!
 
Na ruaj Zot nga përgojuesit e miqve e shokëve,
që pesëqind shpifje të zeza ia thot pas shpine,
e kur takohet e përqafon, ia rrah shpatullat…!
 
Na ruaj nga matrapazët, zuzarët, tuxharët që mamanë e shesin
për pak flori e pak kolltuk…!
 
Nga ata që miqëve e shokëve u shkaktojnë dhembje e mundime,
nga ata që vështirësojnë e nuk lehtësojnë në vepër.
 
O Zot na ruaj nga sypangopurit,
që në syrin e tjetrit shohin qimen e flokut,
në të vetin nuk e shohin kaçubën…
 
Na ruaj Zot nga gjith këta, nga të tjerët ruhemi ne.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s