Poezi nga Ramiz Kuqi
POETËT
Nuk i zë gjumi
Cudi
Vrapojnë gjithandej vargjeve
Fjalëve
Nëpër biografi kohësh
Ngjarjesh të ditës
Thurin lavdinë e castit
Mjerimin e kohës
Turpin e politikës
Për buzëshkruara lajkatare
Njerëz pa kurrizorë
Mbledhin ëndrrat nëpër stinë
E sërish janë të pagjumët
Meteorologë rëniesh
Ngritjesh!
BIE SHI
Bora e bardhë dridhej në rrugë
Tash komandën e mori pranvera
Me zogj e dallëndyshe vec kojrilat
S’i shoh t’i derdhin krahët nëpër qiell
C’ më zuri nata mbrëmë me yje deri vonë
Me një shkronjë malli ëndrra sec u fik
Si një kandil i vjetër me flakë të tretur
Nëpër dhomën e poezisë shoh pak dritë
Bie shi sot ujët derdhet nëpër qiell
Mbi ombrellë derdhen pika tik e tak
Një zë vjen buzë përrockës kur pyllin vështroj
Në horizontin e paskaj deti i mrrolur fle pa diell.
PA FJALË
Sillen e mbështillen
Nëpër pelena të (pa)lara
Si foshnje të ( pa)fajshme
Natën
Shtijnë rruza të kuqe
Nëpër vrimë të gjilperës
Kur zbret dielli mbi breg
Arrnojnë me fjalë samarin e gomarit
Pa fjalë!
KUR NATA IK
Unë kridhem nëpër ëndrra
Grindem me një fjalë
Nëpër udhët e vjetra
Zbres deri shpirti i vargut
Pyes veten
Përse njerëzit mëkatnojnë
Harrojnë
Germat e përflakura
Si yjet e zjarrta
Kur nata ik
Hapet një kaptinë e re!