BIJËS SË FATIT / Poezi nga Dashamir Malo

Poezi nga Dashamir Malo
 
 
BIJËS SË FATIT
 
E uli perden nata dhe mëngjesi,
i drojtur prej kodrave u var,
në mes të detit të egërsuar,
lëkundet por s’jepet i ngrati far.
 
Porsi kjo stinë e pafajshme,
ti me fustan të bardhë veshur,
përmes ranishtes ecën menduar,
as e trishtuar, por as e qeshur.
 
Ti hesht kur themi se kësaj ane,
mike si ty nuk ka të dytë,
dhe me buzëqeshje bën ta largosh,
trazimin që të shprehin sytë.
 
Përballë dallgeve të fatit,
si një anije e bardhë përngjet,
që mes stuhisë dhe tramundanës,
duket, zhduket, por nuk humbet.
 
Dhe zemër dëlirë rrezet i hedh,
përgjatë bregdetit Jug e Veri,
si mban inat botës tinzare,
as fatit, jo, s’i mban mëri.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s