Kalendari poetik: Charles Baudelaire (1821-1867) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Charles BAUDELAIRE

Kalendari poetik: Charles Baudelaire (1821-1867)

Sharl Bodler, u lind më 9 prill 1821 në Paris, ishte poet, shkrimtar, përkthyes, kritik arti, gazetar, mbahet nga kritika si njëri nga poetët më të mëdhej të shek XIX, vepra e tij qe pararendëse e “poetëve të mallkuar”, si p.sh., Verlaine, Mallarmé e Rimbaud etj., Pa hyrë në hollësi që cilido mund t’i gjejë në wikipedia, sjell një shqipërim nga poeti i madh frëng, “i mallkuar” apo i bekuar qoftë, gjithsesi mbetet poet i madh:

TRISHTIMET E HËNËS

Si me përtim sonte hëna ëndërron,
Bukuroshe mbi nënkrejse mbështetur,
Që me një dorë shkujdesur ledhaton
Gjijtë e plotë, kur shkon për të fjetur.

Lëshon ato orteqe të mëndafshta,
Si e vdekur, pa ndjenja shkon e shtrihet,
Sytë shëtit n’ato pamje të bardha,
Që lart drejt qiellit, si lulëzime ngrihen.

Kur n’atë rruzull, në plogështi të qetë,
Beftas lë të rrjedhë një lot të fshehtë,
Poet i dhëmbshur, pagjumë përherë,

Në pëllëmbë merr atë lot të nxehtë
Gjithë xixëllima, si të jetë opal,
Diellit ia fsheh, pastaj zemrës ja fal.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s