Kalendari poetik: Edith Irene Södergran (1892-1923) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Edith SÖDERGRAN

Kalendari poetik: Edith Irene Södergran (1892-1923)

U lind më 4 prill poetja finlandeze që shkruante në suedisht, Edith Södergran. Njihet si nismëtare e ekspresionizmit në Finlandë dhe pati ndikim të madh në poezinë suedeze në kohën midis dy luftërave botërore. Rruga e saj në poezi nisi në vitin 1916 me një përmbledhje poezish në vargje të lira. Tuberkulozi që bënte kërdinë ato vite e mori në moshë fare të re, 31 vjeçe. Ja përzgjedhja ime nga ç’kam prej saj:

ASGJË

Qetësohu biri im, s’ka asgjë këtu.
Veç këto që sheh: pylli, tymi,
ato shina që shkojnë larg.
Më poshtë, diku andej në dhera të largët
gjen një qiell më të kaltër, trëndafilë nëpër mure,
ndonjë palmë a një erë më të ngrohtë.
Kaq e gjitha.

Asgjë veçse borë mbi degë bredhash,
asgjë për ta puthur me buzë të nxehta,
që, si gjithçka tjetër, me kohë ftohen edhe ato.
Ti bir, ke zemrën e fortë thua
dhe më mirë vdes se të jetosh kot.
Për ç’vdekje më flet? A s’e ndjen
erën e shpifur të teshave të saj?
S’ka neveri më të madhe se të kërkosh vdekjen.
Të mësojmë t’i duam këto orë të sëmura të jetës,
vitet nga lakmia rrudhur,
si ato çaste të shkurtër kur shkretëtira lulëzon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s