Kalendari poetik: Gabriela Mistral (1889-1957) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Gabriela MISTRAL

Kalendari poetik: Gabriela Mistral (1889-1957)

Gabriela Mistral, poete kiliane, u lind më 7 prill 1889, emri i saj i vërtetë qe Lucila de María del Perpetuo Socorro Godoy Alcayaga. Zgjodhi këtë emër arti për nder të dy poetëve që ishin idhujt e saj: Gabriele d’Annunzio dhe Frédéric Mistral; në vitin 1945 u bë e para femër latino-amerikane që fitoi çmimin Nobel në letërsi. Ja një shqipërim imi në datën e lindjes së poetes nga Kili:

PARAJSA 

Një shtroje e artë
dhe në të praruarën lëndinë,
dy trupa si grumbuj të artë.

Një trup i lavdishëm dëgjon
një trup të lavdishëm që flet
në lëndinën ku gjithçka hesht.

Një frymë tek fryma fluturon,
bën dy fytyra të fërgëllojnë,
në lëndinën ku gjë s’pipëtin.

Kujtojnë: sa e trishtë koha
kur të dy kishin kohë
dhe koha i lëndonte papushim.

Por erdhi koha e gozhdës së artë
dhe Koha mbeti te pragu jashtë
ashtu si qentë rrugaçë….

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s