Kalendari poetik: Homero Aridjis 6 prill 1940 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Homero ARIDJIS

Kalendari poetik: Homero Aridjis 6 prill 1940

Homero Aridjis, bir i një mërgimtari grek dhe i një meksikaneje, u lind 78 vite më parë në Kontepek (Meksikë) dhe është autor bashkëkohës si poet, romancier, veprimtar për mbrojtjen e mjedisit, gazetar dhe diplomat meksikan (ka shërbyer si ambasador në Holandë dhe Zvicër). Ka botuar 48 libra në poezi dhe prozë dhe është nderuar me çmime të shumta; ja një shqipërim i tij sot në 78 vjetorin e lindjes:

Kemi talent. Bota na mban për të mëdhej.
Du Fu (712-770 e.s)

POETËT E SHEKULLIT XXI

Kemi talent. Bota për të mëdhej na mban.
Se vë kush në dyshim. Anipse pak na lexojnë
dhe lëvdatat e djeshme i mori era.
S’kemi përse kërkojmë lexues,
brenda vetes i kemi kudo shkojmë.
S’ka më mirë se Un-i ynë
që na gjykon sa të mençur jemi.
Pleq, të zymtë, gërrnjarë,
me të vdekurit jemi bashkëkohës,
uri për mirënjohje kemi.
Sado që jemi autorë pas vdekjes,
me të vdekurit moshatarë,
poezia jonë, prej kohës e ngjizur, është e pakohë.
Por nëse koha gjithçka përball
fjalët përballen me kohën.
Dhe askush në punë s’na merr,
s’na huan parà, asnjeri gjë s’na jep,
as sigurim mjeksor, as pension, por s’ka gjë,
kush s’është çmendur, ca i lajthitur është.
Tribù e profetëve grindavecë
(si e quante Horaci), s’del në pension asnjëherë:
poeti mbetet poet deri sa të vdesë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s