Poezi nga Mehdi Krasniqi

Poezi nga Mehdi Krasniqi

 

PAS PENDIMIT

Sa thellë ia futa duart zemrës
Desha ta nxjerrë me gjithë rrënjë
Një trup të huaj 
Futur brenda meje
si hije

Nëmë e nëmur qe
S’e kapa dot!

Kur mbaroi kjo dramë
Zemra e përgjakur, më tha:
Rrënjë të huaj
Ti vetë ke dashur
Tash, ç’ke? Ç’do?!

E thartë qe fjalë e saj
Për këtë të papritur!

 

SHFLETIM I DHIMBJES SIME

Dhimbjen t’bijën e vetmisë
e mbaj brenda meje
si një artefakt n’muze

e në kutinë prej druri
ditarin e përmalluar
dhe një gisht laps që shkoi jetën
duke shkruar grafitë mureve t’jetës sime

Vet ndërtova vetveten
copë-copë përditë
në periferi t’katundit të nëmur
buzë lumit t’këputur

Me qime të ujkut kam qepur
të qarat e lëkurës sime
keq jam ndier para dhimbjes
kur s’arrija t’i bëj gjë

Një ditë ia thash vetës në sy:
Në mundsha të vdes një herë
e di mirë si ia zë fillin jetës
në botën tjetër! (…)

 

E DASHUR 

1.
Nuk ke ndonjë arsye
të më duash akoma
Lexoje letrën time të fundit
e në fund të saj shih ç’ shenjë pikësimi ka.

2
Besoj pate hapësirë
T’i mësosh kohët e ndërgjegjës.

3
Shumë rëndë më ka folë mërzia,
se shpirti të shpartalluar e kisha.

4
Zemër pa kufi u bë imja
e ramë për tokë,
e shkelur cep më cep

5
As herë tjetër
s’më pati falë e mjera
Kur ia mata pulsin
n’bylyzyk t’dorës…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s